
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me incineratorët, ku në Elbasan janë paguar 22 milion euro për një incinerator, i cili në fakt është një kazan i madh me naftë, që kërkon disa dhjetra-mijëra euro në muaj për t’u mbajtur ndezur dhe është jashtë funksionit.

Për inceneratorin e Fierit oreksi nga 22 u shtua ne 28 milion euro. Po flasim për vlera pa TVSH, pasi megjithë faturat dhe punimet e tjera, vlerat rriten me të paktën me 20 përqind.

Pra bëhet fjalë për rreth 60 milion euro.
Orekset nuk u ndalën deri këtu, shkuan në Tiranë.
430 milionë euro kontratë konçensionare, për një kompani e cila është një guackë në Hollandë, e cila nuk kishte eksperiencë, nuk kishte një CV të plotë, por ishte hapur dhe drejtor kishte Klodian Zoton apo italianin e tij Xhuzepe Çafalione, Ernesto Granilin e kështu me radhë.
Tani, tek inceneratori i Tiranës kompania IEBV, e cila quhej Integreated Energy, në Hollandë është bërë Geogenix dhe ka si pjesë të saj edhe Mirel Mërtirin, të tretin e inceneratorëve.

Ky personazh bashkëjetues i Stela Gugallës, njeriut që mori 22 milionë euro me kompaninë Albtech Energy për inceneratorin e Elbasanit, shfaqet edhe si drejtor tek inceneratori i Tiranës, në listë pagesat e publikuara vite më parë.
Le të qëndrojmë tek inceneratori i Tiranës, tek kompania IEBV, ku janë publikuar nga mediat, faturat me miliona euro, paguar për mediat.
Është publikuar gjithashtu, faturat me miliona euro për ortakëri me mediat, siç është rasti me Vjollca Hoxhën e Top Channel.
Shkojmë më tej, tek dhjetra milionë euro që kjo kompani ka marrë nga taksat e shqiptarëve.
10 milionë dollarë në vit, i ka dhënë qeveria kësaj kompanie nga viti 2018, së bashku me Bashkinë e Tiranës, pa folur këtu për milionat euro, që janë siguruar si të ardhura nga hedhja e dherave në incinerator.
Në fakt në Tiranë nuk ka një incinerator, nuk ekziston një i tillë. Ka thjeshtë dhe vetëm një landfill, është landfilli i Sharrës.

Inicinirator ka vetëm emrin, por nuk ekziston në Tiranë një i tillë. Paratë janë dhënë dhe incinerator nuk ka.
Nga ana tjetër politika ndërtoi një Komision Parlamentar, një hetim parlamentar, i cili nuk dihet se ku ka përfunduar.

Incineratori i Tiranës është një kontratë koncensionare 430 milionë euro, por askush nuk mban përgjegjësi.
Qeveria vazhdon paguan kompaninë dhe bosët e kompanisë, dikush në lirim, e dikush në kërkim, vazhdojnë punët e tyre të qetë.
Shqiptarëve u janë marrë nga taksat 50 milionë euro, me justifikimin për përpunimin e mbetjeve.
Janë me dhjetra milionë euro të tjera nga përpunimi i tyre, por në Tiranë sot, kur kanë kaluar 5 vite e më shumë pas kontratës koncensionare nuk ka incinerator, ai nuk ekziston.
SPAK vazhdon të bëjë sehir, sa më me nge e merr SPAK, aq më shumë para do të paguajnë shqiptarët, për një kontratë e cila nga një komision hetimor parlamentar u është faktuar me dokumenta, se është një aferë korruptive.
Është provuar me dokumenta se vlerat e abuzimit janë me dhjetra milionë euro, është provuar nga mediat, nga raportimet nga gazetarët, se në Tiranë nuk ka incineratorë, por ka një landfill dhe asgjë më shumë se sa kaq e ndërsa qytetarët duhet të paguajnë taksat me miliona euro, që këto të përfundojnë tek kompania IEBV e Klodian Zotos, ku drejtor është Mirel Mërtiri.

Pra, njëri në kërkim e tjetri që vjen vërdallë, për të mbyllur, ndoshta dosjet e ngelura hapur edhe për bashkëjutesen e tij Stela Gugalli.
Historia e incineratorit të Tiranës është një çështje që nuk mund të mbyllet në heshtje, pasi mediat kanë filluar të mos flasin më.
Dikush të marrë qokën e radhës, dikush faturën e radhës dhe askush nuk po flet më për inceneratorin e Tiranës, për një aferë e madhe korruptive ku janë përfshirë zyrtarë të shtetit, ku një ministër ndodhet pas hekurave dhe një zyrtar tjetër shkoi në shtëpi të vendosë lavatriçen, për të larë rrobat e kalamajve.
Kur, në fakt, janë këta personazhe të përfshirë në këtë skemë korruptive, të cilët kanë rrjepur paratë e shqiptarëve./CNA.al
Stela Gugallja bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, nëna e fëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot një rregull...
Evi Kokalari, sa më shumë tenton të mohojë të vërtetën aq ...
Evi Kokalari, në një dalje publike ka folur për Rezeart Xh...
Në një dite tetori me shi të shekullit të kaluar, mbylli s...
Prej muajsh ka filluar një betejë të ashpër me Partinë Dem...
Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur ...
Pas duelit elektoral, një fazë e re hapet për Partinë Demo...
Amnistia fiskale një projekt i Qeverisë i hedhur për k...
Mirel Mërtiri është akuzuar nga politika, por nëpërmje...
Fitorja e Giorgia Melonit në Romë është në krye të tit...
Kush ishte Isa Toska Isa Toska i Parë, në kohë të Tur...
E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është mi...
Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga at...
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për n...
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin ç...
LSI-ja dhe Ilir Meta, më parë Monika Kryemadhi, kanë m...
Lulzim Bashës mund t’i përdorja çdo epitet si politikan, m...
Lulzim Basha është kthyer në tregun politik sërish me ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...