web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat në banka dhe bonot e thesarit

12 Korrik 2026, 11:43, Denoncim CNA
Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat
Sokol Sadushi dhe Edlira Petri

Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të marra nga George Soros të kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushit, në skaner është futur pasuria e bashkëshortes së tij, gjyqtares Edlira Petri. (LEXO KETU)

CNA ka zbardhur llogaritë bankare, depozitat bankare, pagat, pronat që ka deklaruar gjyqtarja Edlira Petri në ILDKPI.

Sipas të dhënave nga ILDKPI pasuria e deklaruar nga gjyqtarja Edlira Petri, bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tregon një seri lëvizjesh financiare.

Dokumentet e deklarimit evidentojnë rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga paga, qarkullim të vazhdueshëm të parave mes llogarive bankare, depozitave dhe investimeve në bono thesari.

Në vitin 2021, gjyqtarja Edlira Petri deklaron një apartament me sipërfaqe 99.50 m², me pjesë takuese 50% ose 49.75 m², me vlerë 58.750 euro. Po ashtu deklaron një automjet me vlerë 600.000 lekë.

Në sistemin bankar rezultojnë një llogari individuale me gjendje 59.304,47 lekë, një llogari tjetër me 2.406.588,79 lekë, me burim krijimi të ardhurat nga paga, si dhe një depozitë bankare me vlerë 2.325.615,53 lekë, gjithashtu me burim të ardhurat nga paga.

Gjatë këtij viti deklarohen të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë në shumën 2.673.000 lekë, pagë nga Shkolla e Magjistraturës 206.626,00 lekë dhe të ardhura të tjera në shumën 150.225 lekë.

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Në vitin 2022 evidentohet një ristrukturim i kursimeve. Deklarohet gjendje cash 350.000,00 lekë, një depozitë bankare individuale me vlerë 1.000.416,89 lekë, me burim të ardhurat nga paga, ndërsa dy llogari bankare pakësohen me 59.284,47 lekë dhe 1.041.852,58 lekë.

Gjithashtu rezulton pakësimi i depozitës bankare me 2.325.615,53 lekë. Në të njëjtin vit deklarohet investim në Bono Thesari me vlerë 4.000.000 lekë, çka tregon se një pjesë e kursimeve është orientuar drejt instrumenteve financiare të shtetit.

Të ardhurat për vitin 2022 përbëhen nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë në shumën 2.725.591 lekë, si dhe të ardhura të tjera prej 13.013,42 lekë, 425.000 lekë dhe 15.208 lekë.

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Në vitin 2023 deklarohet pakësimi i pasurisë së luajtshme për shkak të shitjes së automjetit, me vlerë 100.500 lekë. Një llogari individuale rezulton me gjendje 0 euro, ndërsa deklarohen dy llogari bankare me gjendje 324.000 lekë dhe 720.706,67 lekë.

Po këtë vit depozita bankare rezulton e mbyllur, me pakësim 1.000.416,89 lekë. Nga shitja e automjetit janë deklaruar të ardhura në shumën 100.500 lekë, ndërsa të ardhurat e tjera janë 324.000 lekë, 85.000 lekë dhe 107.820 lekë. Paga nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm arrin në 4.353.269,00 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraardhëse.

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Në vitin 2024, deklarimet tregojnë shtimin e një llogarie bankare në shumën 2.862.113,91 lekë, me burim krijimi të ardhurat, si dhe një llogari tjetër me 216.000,00 lekë, me burim interesat bankare. Të ardhurat nga paga në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklarohen në shumën 5.355.467 lekë, niveli më i lartë i regjistruar gjatë periudhës së analizuar. Përveç pagës, deklarohen të ardhura të tjera në vlerat 216.000,00 lekë, 18.700,00 lekë dhe 195.948 lekë.

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Në vitin 2025 deklarohet gjendje cash 500.000 lekë, me burim të ardhurat. Dy llogari bankare rezultojnë me pakësim në vlerat 432.020 lekë dhe 1.898.496,70 lekë. Të ardhurat e deklaruara përfshijnë pagën nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në shumën 3.866.394,57 lekë, si dhe të ardhura të tjera në vlerat 61.416 lekë, 108.000 lekë dhe 108.000 lekë.

Pasuria e bashkëshortes së Sokol Sadushit, në skaner/ Milionat

Pra ajo që vihet re gjatë viteve të fundit nga paga e saj në Gjykatën e Apelit është se në vitet 2023-2024 paga e saj deklarohet të jetë mbi 4-5 milionë, ndërsa në vitin 2025 paga e saj është ulur në 3.8 milionë.

Ajo që shihet qartë në këto të dhëna të ILDKPI për pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Edlira Petri janë milionat në llogari dhe depozitat bankare si dhe pagat e saj dhe lëvizjet financiare që ka qarkulluar gjyqtarja gjatë viteve të fundit.

Për gjyqtaren Edlira Petri gjatë procesit të vetingut ka pasur diskutime dhe vërejtje për çështje pasurore, kryesisht lidhur me pasuritë familjare dhe burimet e krijimit të tyre. Sipas raportimeve një pjesë e analizës u përqendrua te pasuritë e deklaruara nga ajo dhe bashkëshorti i saj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Por pas shqyrtimit, shumica e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi ta konfirmojë në detyrë në qershor 2020./ CNA

 





Lajmet e fundit nga