Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me bujë si fshesa që do të pastronte sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar apo të papërshtatshëm. Arkitektët që hartuan ligjet e reformës, të ashtuquajtur “Ekspertë të Nivelit të Lartë”, u kujdesën në radhë të parë të ndërtonin një mburojë ligjore për veten e tyre.
Ndërsa qindra magjistratë u shkarkuan dhe u nxorën jashtë sistemit për një garazh, një shtesë pallati apo mangësi formale në dokumente, disa nga emrat kryesorë të kësaj reforme, si Sokol Sadushi apo Gent Ibrahimi, arritën të kapnin majat e sistemit pa kaluar kurrë në sitën e vettngut.
Ky “shërbim” ndaj reformës nuk ishte pa shpërblim. Nga të dhënat e zbardhura në ILDKPI dhe evidencat e pasqyruara nga CNA, rezulton se këta ekspertë kanë përfituar shuma të majme financiare të cilat shkojnë përtej rrogave të tyre zyrtare. Sokol Sadushi ndër vite rezulton të jetë paguar sistematikisht nga Fondacioni SOROS- "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë".
Pagesat datojnë që nga viti 2004, por kulmojnë gjatë viteve të hartimit të reformës, ku në vitin 2015 Sadushi raporton 1.890.250 lekë neto nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur" për angazhimin si ekspert në Komisionin e Reformës në Drejtësi, në vitin 2017 deklaron 337.280 lekë neto për punën si ekspert i nivelit të lartë, ndërsa në vitin 2018 deklarimet përfshijnë 5.100 dollarë neto për përgatitjen e Komentarit të Kushtetutës dhe 124.950 lekë neto për ekspertizë tjetër.
Përtej këtyre honorareve, si "Ekspertë të Nivelit të Lartë", Sadushi dhe pjesa tjetër e grupit kanë përfituar shuma të konsiderueshme mujore nga buxheti i shtetit përmes kontratave të shërbimit në Kuvendin e Shqipërisë, shuma këto që variojnë nga disa mijëra euro në muaj për të gjithë kohëzgjatjen e procesit 2014-2016.
Sokol Sadushi, sot kryetar i Gjykatës së Lartë, është shembulli se si ligji mund të përdoret për interesa private. Gjatë kohës që hartoheshin dispozitat e vetingut, Sadushi shërbeu si “Ekspert i Nivelit të Lartë” nën drejtimin e Fatmir Xhafajt.
Mekanizmi që ata shkruan ishte djallëzor, pasi ligji parashikonte që vetingut t'i nënshtroheshin vetëm ata magjistratë që procesi i gjente në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Sadushi doli nga sistemi pikërisht atëherë kur duhej duke shmangur vetingun dhe rihyri në të pasi rregullat ishin sqaruar në favor të tij.
Si rezultat, ai që shkroi ligjin e vetingut nuk u vetingua kurrë si gjithë të tjerët. Ky ndryshim ligjor i dha mundësinë të katapultohej si drejtor i Shkollës së Magjistraturës e më pas në krye të Gjykatës së Lartë, duke mbrojtur një portofol pasurish të paluajtshme që ngjan më shumë me një agjenci imobiliare private sesa me pasurinë e një njeriu të drejtësisë.
Një tjetër emër kyç, Gent Ibrahimi, përdori të njëjtat hapësira ligjore. Ibrahimi hyri në sistem si kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke iu shmangur filtrit të vetingut. Nga kreu i KLP-së, me të njëjtat manovra procedurale, ai arriti të ulej në karrigen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Si ekspert i përzgjedhur për reformën, Ibrahimi ka përfituar shuma financiare të konsiderueshme përmes kontratave të shërbimit të financuara nga buxheti i shtetit.
Ashtu si Sadushi edhe Ibrahimi ka pasur angazhime të hershme dhe të vazhdueshme me organizata dhe fondacione që mbështetën teknikisht reformën, duke marrë pjesë në projektet e tyre përpara se të merrte poste të larta si kryetar i KLP-së apo gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Sot, ndërsa kërkojnë llogari dhe i bëjnë moral brezit të ri të magjistratëve, Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi mbeten dëshmia e një reforme të cunguar, ku ata që shkruan rregullat e lojës u siguruan që vetë të mos luanin kurrë me to, por të mbeteshin përgjithmonë mbi ligjin. /CNA
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...