"Për të 'nderuar' amerikanët e rënë"/ SHBA-ja godet Iranin për natën e nëntë radhazi
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...

Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të forcojë ekonominë në të gjithë vendin, prandaj nuk dëshiron të qeverisë vetëm nga Londra dhe për Londrën.
Andy Burnham ka paraqitur vazhdimisht një ide gjatë javëve të fundit - është vizioni i tij për ta çuar Britaninë e Madhe përpara dhe për të gjeneruar rritje ekonomike. Rajonet duhet të fuqizohen, me më shumë kompetenca për administratat lokale, veçanërisht në zonat urbane dhe metropolitane.
Burnham e formuloi këtë ide në një mënyrë të qartë dhe tërheqëse duke thënë se do të zhvendoste një pjesë të administratës së Downing Street në Mançester. Një Downing Street Nr. 10 në veri të Anglisë – kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Edhe ai vetë nuk do të jetë atje në mënyrë të përhershme, por do të punojë rregullisht nga Mançesteri.
Ai dëshiron të nxisë rritjen ekonomike në të gjitha rajonet. "Në Mançester kam dëshmuar se si mund të krijojmë rritje ekonomike”, tha ai për radion LBC.
Mbretëria e Bashkuar mjaft e centralizuar
Britania e Madhe është jashtëzakonisht e centralizuar. Kur në një rajon planifikohet një investim i madh, politikanët lokalë duhet të kërkojnë mbështetje financiare nga Londra. Tani Burnham po fiton mbështetës me një vizion kaq të matur dhe pragmatik, që lidhet më shumë me teorinë e organizimit të shtetit sesa me sloganet politike. Ndoshta edhe sepse ai tingëllon si një njeri i zakonshëm dhe është në gjendje të jetë edhe autokritik.
Në një intervistë ai tha se brezi i tij i politikanëve ka dështuar në shumë fusha. Sipas tij, vendi nuk ndodhet aty ku do të duhej të ishte. Britania duhet të ngrihet sërish në këmbë. Kjo është pikërisht ajo që ndiejnë shumë njerëz. Burnham premton shumë, por edhe pritshmëritë ndaj tij janë të larta.
Rënia e shpejtë e Starmer-it si paralajmërim
Keir Starmer e përjetoi vetë se sa shpejt mund të ndryshojë humori i elektoratit në Britani. Në vitin 2024 ai i siguroi Laburistëve një fitore të bujshme, por vetëm dy vjet më vonë humbja në zgjedhjet rajonale dhe lokale e nxori nga posti. Edhe nga Starmeri njerëzit prisnin shumë, por reformat – dhe kjo ka të ngjarë të jetë sfida më e madhe e Burnhamit – kërkojnë kohë.
Burnham perceptohet si një njeri i afërt me qytetarët, si fqinji i sjellshëm nga dera ngjitur. Krejt ndryshe nga Keir Starmer, i cili gjithmonë ka qenë avokat dhe shpesh konsiderohej si "posh” – pra elegant, i privilegjuar dhe nga një familje e kamur, edhe pse i ati ishte zanatçi.
Interesant është fakti se edhe Burnham ka ndërtuar një karrierë që mund të përshkruhet si pjesë e establishmentit politik. Pas studimeve, ai filloi punë në zyrën e një deputeti në Westminster. Në moshën 31-vjeçare u zgjodh vetë deputet në Parlament dhe më vonë u bë edhe ministër.
Sukseset në Mançester e bëjnë të besueshëm
Që nga viti 2017, Burnham ishte kryetar i bashkisë së Mançesterit – pasi kishte dështuar më parë në garën për kryetar të Partisë Laburiste. Këtë herë ia doli. Tanimë ai është zgjedhur kryetar i partisë dhe të hënën pritet të emërohet kryeministër. Një rol vendimtar në këtë sukses duket se ka luajtur përvoja e tij në Mançester dhe historia e zhvillimit rajonal që ai e përfaqëson në mënyrë shumë bindëse. Maurice Lange, analist në institutin kërkimor Centre for Cities, thotë: "Ky është një mesazh politik, sepse shumë njerëz jashtë Londrës ndihen të përjashtuar nga vendimet që merren në kryeqytet.” Ideja që më shumë vendime të merren në nivel rajonal është diçka rreth së cilës mund të bashkohen shumë njerëz.
Maurice Lange është i mendimit se një federalizim më i thellë – pra transferimi i më shumë pushteti dhe kompetencash drejt rajoneve – është thelbësor për rritjen ekonomike në Britaninë e Madhe. Dhe pikërisht rritja ekonomike është ajo për të cilën Britania e Madhe ka më së shumti nevojë në këtë moment. /DW
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...