web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti godet Perunë/ 1 viktimë dhe të paktën 10 të plagosur

19 Korrik 2026, 15:11, Kosova & Bota CNA

Tërmeti godet Perunë/ 1 viktimë dhe të paktën 10

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca goditi shtetin e Perusë në një thellësi prej 24 kilometrash.

Nga tërmeti u shënua një viktimë dhe rreth dhjetë të plagosur, si edhe u dëmtuan spitale dhe monumente fetare në zonën e Andeve.

Rreth 17 minuta më vonë, një lëkundje pasuese me magnitudë 3.7 ballë goditi të njëjtën zonë.

Autoritetet thonë se intensiteti i tij ishte shumë më i ulët se tërmeti kryesor, i cili u ndje mesatarisht në Chupaca. Zyrtarët po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet materiale të shkaktuara nga lëkundjet./CNA 





Lajmet e fundit nga