CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në sistemin e diplomacisë.
Evi Sadushi, vajza e Sokol Sadushit, njeriut që doli nga dritarja dhe u fut nga dera pa kaluar filtrin e vetingut në sistemin e drejtësisë, prej 7 vitesh mban pozicion të rëndësishëm në sistemin e diplomacisë.
Evi Sadushi, me marrëveshje të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, ka ushtruar funksionin e juristes pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2016-2019.
Po ashtu, Evi Sadushi në vitin 2019 është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Shqipërisë në Madrid, ndërsa që prej vitit 2021 mban detyrën e Sekretares së Parë në Ambasadën e Shqipërisë po në Madrid.
CNA ka futur në skaner pasurinë e Evi Sadushit, e cila nuk është e paktë. Sipas deklarimeve në ILDKPI, bëhet fjalë për llogari bankare të pafundme, depozita bankare, të ardhura nga pagat, pronat, obligacione, pagesa qiraje nga institucionet etj.
Ashtu si babai i saj, Sokol Sadushi, edhe vajza e tij, Evi Sadushi, rezulton me prona të shumta, apartamente, garazh.
Sipas të dhënave nga ILDKPI, Evi Sadushi zotëron pjesë në një garazh 39 m², në njësi shërbimi 86.5 m², në apartamente me sipërfaqe: 111 m², 62 m², 90 m², 63 m², dhe 89 m².
Evi Sadushi, vajza e kreut të Gjykatës së Lartë që ka përfunduar në sistemin e diplomacisë që prej vitit 2019, deklaron paga marramendëse, po ashtu si babai, dhe obligacione.
Llogaritë bankare të Evi Sadushit në euro dhe në lekë janë të shumta që kapin shifra mjaft të majme.
Ndoshta Evi Sadushi nuk ka ndërtuar aq shumë pasuri sa babai i saj Sokol Sadushi që është paguar nga George Soros apo institucione të tjera (pasuri të cilën do ta publikojmë në vijim), por të majme.
Në dhjetor të vitit 2014, në emër të Evi Sadushit figurojnë këto llogari dhe depozita, të cilat kanë si burim kryesor trashëgiminë nga gjyshja e saj:
Llogari “futura” në bankë: Me gjendje 3,569 dollarë (më datë 18.12.2014).
Depozitë në bankë: Në shumën 11,676 euro (nga trashëgimia e gjyshes).
Depozitë në euro në bankë: Në shumën 5,522 euro (nga trashëgimia e gjyshes).
Llogari rrjedhëse në bankë: Në shumën 205,229 lekë (nga trashëgimia e gjyshes).

Depozitë bankare dyshuese (në bashkëpronësi): Ka një depozitë bankare në emër të përbashkët me Kejdi Sadushajn me gjendje 23,786 euro më datë 30.12.2016, me pjesë takuese 50%, e përfituar nga trashëgimia e gjyshes (sipas dëshmisë së trashëgimisë së datës 31.03.2011).
Shitje apartamenti në Vlorë: Sipas dëshmisë së trashëgimisë së gjyshes, Evi dhe Kejdi Sadushaj kanë përfituar dhe regjistruar një apartament 55.1 m² në Vlorë (pjesa takuese 50%). Ky apartament është shitur me rezervë më 29.12.2016 për 20,000 euro. Shuma prej 10,000 eurosh është likuiduar më 27.12.2016 përmes llogarisë bankare në emër të Evi Sadushajt, ndërsa pjesa tjetër u la të likuidohej deri më 15.03.2017.
Llogari rrjedhëse në euro: Gjendja më 30.12.2016 ishte 10,008 euro (me pjesë takuese 100%), me burim nga kontrata e sipërpërmendur e shitblerjes me rezervë.
Llogari të tjera (nga trashëgimia e gjyshes): Llogari me gjendje 122,322.81 lekë dhe llogari me 5,523 euro (pjesa 100%).
Llogari bankare në USD: Llogari e hapur që nga gushti i vitit 2002 (ku fillimisht ka pasur 1,000 USD), me gjendje 3,575.57 USD më datë 29.12.2016 (pjesa 100%).
Llogari jashtë vendit: Llogari rrjedhëse e pagës në Strasburg, Francë, me gjendje 576.04 euro më datë 29.12.2016 (pjesa 100%).


Të ardhura nga paga për periudhën 21.06.2016-19.07.2016 si juriste pranë misionit të përhershëm të RSH në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ----- 60.874 lekë.
Të ardhurat nga paga për periudhën 20.07.2016-31.12.2016 si juriste pranë misionit të përhershëm të RSH në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ---- 5.175 euro.

Regjistrim pasurish nga kontrata e sipërmarrjes (Trashëgimia e mamasë): Më datë 07.05.2017, nga një kontratë sipërmarrjeje e deklaruar më parë (për ndërtim pallati mbi një truall 285 m² dhe shtëpi 90 m² në Vlorë e fituar nga trashëgimia e mamasë), janë regjistruar në ZVRPP Vlorë në emër të Sokol, Evi dhe Kejdi Sadushi (me pjesë takuese 33.3% secili) pasuritë e mëposhtme:
Garazh 39 m².
Njësi shërbimi 86.5 m².
Apartamente me sipërfaqe: 111 m², 62 m², 90 m², 63 m², dhe 89 m².
Shitje e apartamentit 89 m²: Apartamenti me sipërfaqe 89 m² në Vlorë u shit më datë 04.07.2017 për vlerën 45,000 euro. Pjesa takuese e Evit ishte 15,000 euro (1/3 ose 33.3%). Shuma prej 30,000 eurosh (pjesa e Evit dhe e vëllait/Kejdit) kaloi fillimisht në llogarinë rrjedhëse të Evit dhe në gusht 2017 kaloi në një depozitë me dy emra.
Ndarja dhe hapja e depozitës së re: Depozitës fillestare prej 23,786 eurosh (në emër të përbashkët me vëllain) i janë shtuar edhe 50,000 euro nga shitja e apartamenteve gjatë vitit 2017, duke shkuar në total 73,786 euro. Më datë 04.08.2017, pjesa takuese e Evit (1/2) është ndarë dhe ajo ka hapur një depozitë në emrin e saj në shumën 36,957.14 euro (pjesa 100%).

Blerje obligacionesh: Nga depozita e mësipërme prej 36,957 eurosh, shuma prej 30,000 eurosh ka kaluar më datë 30.10.2017 në një kontratë titujsh (obligacione të konvertueshme në aksione) me bankën, me afat 7 vjet (3 obligacione me interes 4% në vit). Gjendja e mbetur në llogari më 31.12.2017 ishte 6,957.14 euro.
Llogari në lekë me gjendje 23,726.51 lekë (e pakësuar në shumën 98,596.3 lekë) dhe llogari në vlerën 5,530.14 euro.
Llogari në USD (llogaria "futura") me gjendje të pandryshuar prej 3,578.80 USD.
Llogari rrjedhëse e pagës në Strasburg, Francë, me gjendje 1,231.93 euro më datë 31.12.2017.
Të ardhura nga paga për periudhën 01.01.2017 si juriste pranë misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ---12.168 euro.


Obligacionet: Kontrata 7-vjeçare e obligacioneve prej 30,000 eurosh është shtuar vetëm nga interesat në shumën 920 euro.
Llogaritë bankare më 31.12.2018:
Llogaria në euro ka gjendje të mbetur 6,957.14 euro.
Llogaria e trashëgimisë së gjyshes ka gjendje 17,026.51 lekë (e pakësuar me 6,700 lekë) dhe 5,530.62 euro.
Mbyllje depozite: Është mbyllur llogaria e depozitës në USD që kishte një gjendje prej 3,578.19 USD në momentin e mbylljes.
Llogaria e pagës në Strasburg ka gjendje 911.80 euro.
Të ardhura nga paga për periudhën 01.01.2018-31.12.2018 si juriste pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Strasburg ---12.360 euro.
Shpenzimet për qiranë e shtëpisë në Strasburg për vitin 2018 që paguhen nga llogaria e Avokaturës së Shtetit në Societe Generale Strasburg Francë janë në shumën e 10.800 eurove.

Obligacionet: Kontrata e obligacioneve (30,000 euro) shtohet nga interesat me vlerën 1,830 euro.
Llogaria në euro: Mbetet e pandryshuar në vlerën 6,957.14 euro më datë 31.12.2019.
Mbyllje të llogarive të vjetra:
Më 28.06.2019 mbyllen llogaritë e trashëgimisë së gjyshes që kishin gjendje 16,126.51 lekë dhe 5,499.64 euro. Këto shuma janë tërhequr dhe transferuar në llogarinë e pagës në euro në Madrid.
Në gusht 2019 mbyllet llogaria rrjedhëse në lekë (e hapur për pagën si juriste në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit), nga ku është tërhequr shuma e mbetur prej 78,438.12 lekësh.
Në maj 2019 mbyllet llogaria në Strasburg (paga pranë misionit të RSH në Këshillin e Europës / GJEDNJ), duke tërhequr gjendjen prej 2,314 eurosh në cash.
Hapje llogarie të re jashtë vendit: Pas emërimit si sekretare e dytë në Ambasadën e RSH në Madrid, hapet një llogari ku shtohen 5,000 euro (të tërhequra nga Tirana). Gjendja më 31.12.2019 ishte 5,170.25 euro.
Të ardhura nga paga si juriste pranë misionit të përhershëm të RSH në Këshillin e Europës si përfaqësuese në GJEDNJ Strasburg për periudhën 01.01.2019-30.04.2019 gjithsej në shumën 4120 euro.
Të ardhura nga paga si juriste pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për periudhën maj-korrik 2019, shuma gjithsej 227.900 lekë.
E ardhur e përfituar nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit si vlerë e qirasë mujore të apartamentit të banimit në Strasburg për periudhën janar 2019-maj 2019 në shumën 4500 euro dhe e paguar në favor të qiradhënësit nëpërmjet bankës (Strasburg, France).
Të ardhura nga paga, shuma bruto 5.580 euro dhe neto 4309 euro si sekretare e dytë pranë ambasadës së Shqipërisë në Madrid, Spanjë, për periudhën 15.08.2019-31.12.2019.
Nga llogaria e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme paguar shuma 1200 euro në muaj në favor të qiradhënësit për periudhën 14.08.2019-31.12.2019 si vlerë e qirasë së apartamentit të banimit në Madrid, Spanjë. Paguar për këtë periudhë, gjithsej shuma 6000 euro.


Obligacionet: Kontrata 7-vjeçare mbetet në vlerën bazë 30,000 euro, duke u shtuar vetëm nga interesi vjetor prej 929.83 eurosh (pjesa takuese 100%).
Llogari në bankë (Euro): Gjendja mbetet e pandryshuar në vlerën 6,957.14 euro.
Llogari e pagës në Madrid, Spanjë: Gjendja më 31.12.2020 arriti në 6,187.25 euro, duke u shtuar me shumën 1,017 euro (pjesa takuese 100%).
Paga si Sekretare e Dytë në Ambasadën e RSH në Madrid, Spanjë, për tërë vitin 2020: Bruto 14,880 euro / Neto 11,376 euro.
Mbulim qiraje në Madrid për periudhën 01.01.2020 – 31.12.2020 nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme: 14,400 euro (1,200 euro në muaj).


Apartament 186 m² – pjesa takuese 33.333%, vlera 1.800.000 lekë, sipërfaqja takuese 61.99 m2
Garazh 39 m² – 33.333%, burim: trashëgimi, sipërfaqja takuese 12.99 m2
Apartament 111 m² – 33.333%, burim: trashëgimi, sipërfaqja takuese 36.99 m2
Apartament 66 m² – 33.333%, burim: trashëgimi, sipërfaqja takuese 21.99 m2
Apartament 63 m² – 33.333%, burim: trashëgimi, sipërfaqja takuese 20.99 m2
Njësi 86.50 m² – 18.3%, burim: trashëgimi, sipërfaqja takuese 15.82 m2
Llogari bankare individuale.
Llogari bankare, 20.209.07 euro, burimi: të ardhura.
Llogari bankare, 2.316.46 euro, burimi: të ardhura nga paga.
Depozitë bankare:
6.957.14 euro, burimi: të ardhura
Bono thesari 30 mijë euro, burimi: të ardhura.
Të ardhura nga paga në Ambasadën e Shqipërisë në Madrid 01.01.2021-31.12.2021, 12.178 euro.




Shitet pjesa në njësinë 86.50 m², me pakësim vlere 16.500 euro.
Llogari bankare: shtesë 120.68 euro, burimi të ardhura nga paga.
Llogari bankare: shtesë 17.448 euro, burimi të ardhura.
Paga pranë Ambasadës Shqiptare në Madrid: 13.596 euro neto, periudha 01.01.2022-31.12.2022.
Të ardhura të tjera: 948 euro.


Llogari bankare: shtesë 966.49 euro (të ardhura nga interesa).
Llogari bankare: pakësim 2.036.37 euro.
Paga pranë Ambasadës Shqiptare në Madrid: 15.921 euro neto, periudha 01.01.2023-31.12.2023
Të ardhura të tjera: 948 euro.

Llogari bankare: shtesë 805.09 euro.
Llogari bankare: shtesë 30.897.89 euro. (burimi: të ardhura nga paga).
Paga pranë Ambasadës së Shqipërisë në Madrid: 16.656 euro neto. Janar-dhjetor 2024.
Të ardhura të tjera: 947.89 euro.

Llogari bankare: pakësim 69.500 euro.
Llogari bankare: shtesë 1.836.68 euro, burimi të ardhura nga paga.
Depozitë bankare: 76.457.14 euro.
Mbyllet një depozitë bankare me vlerë 6.957.14 euro (04.09.2025).
Paga pranë Ambasadës së Shqipërisë në Madrid: 16.666 euro neto.
Të ardhura të tjera: 2.120.94 euro./ CNA

Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...