web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës privatizoi lulishten dhe trotuarin

20 Qershor 2026, 12:32, Denoncim CNA

Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të shoqërisë “Botime Enciklopedike”, ku aksionere kryesore janë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Xoxa, kanë regjistruar si pronë një sipërfaqe, e cila më parë ka qenë lulishte dhe tashmë është kthyer në trotuar.

Sipas denoncimit të ardhur në CNA, kjo është bërë në shkelje të ligjit nga ASHK, duke luajtur me sipërfaqet, dokumentet dhe skicat përkatëse dhe pa vlerësuar situatën në terren.

Janë kryer veprime për ndarje pronësie, por në thelb ajo që duket edhe në pamje të vjetra dhe sot aty, një lulishte që shërbente për disa biznese, është kthyer në pronë private, ndoshta me qëllimin e nesërm që objekti të shembet dhe të ndërtohet kulla e radhës.

Shoqëria “Botime Enciklopedike”, sipas të dhënave siguruar në QKB, ka pasur administratore Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza të rënda penale të ngritura nga SPAK-u.

Sot shoqëria ka administratore Valbona Xoxën, nënën e Ajolës, e cila është edhe kryetare e Këshillit Mbikëqyrës, ku anëtar është edhe Erald Simixhiu. Ky i fundit, njeriu kyç në shumë lëvizje të Ajola Xoxës, sa te kontratat dhe veprimet për ortakëritë me kompanitë e inceneratorëve, aq edhe te “Botime Enciklopedike”, një tjetër subjekt i Ajolës dhe nënës të saj, që, sipas disa dokumenteve, kanë në pronësi të tyre edhe një lulishte të kthyer në truall.

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Planimetria, lulishtja e kthyer ne truall

Sipas dokumenteve që ka siguruar CNA, veprimet kanë kaluar në disa hapa për të çuar në regjistrimin e pasurisë nr. 5/360, Zona Kadastrale 8210, me sipërfaqe 415.88 m², në emër të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A.

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Harta treguese e regjistrimit

Gjithçka ka të bëjë me verifikimin e ligjshmërisë së procedurës së ndjekur nga ASHK/ZVRPP Tiranë, ku ka pretendime se duke përdorur skica dhe duke luajtur me dokumentet është bërë e mundur që trotuari dhe lulishtja të kthehen në pronë private dhe jo të shtetit.

Sipërfaqja e lulishtes dhe trotuarit në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, që është kaluar më 28 janar 2016 në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A. është 415.88 m². Kush kalon aty në trotuar, por edhe në korsinë e biçikletës kalon në pronën e Ajola Xoxës. Burri kryetar bashkie, gruaja pronare e trotuarit ku kalojnë qytetarët.

DOKUMENTACIONI

ASHK/ZVRPP Tiranë, për të kaluar sipërfaqen 415.88 m² në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A., së pari kanë nxjerrë urdhrin për ndarjen e pasurisë 5/171.

Sipas urdhrit, pasuria 5/171 me sipërfaqe 465.88 m² është ndarë në:

 - Pasuria 5/360 me sipërfaqe 415.88 m² në emër të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A.

 - Pasuria 5/361 me sipërfaqe 50 m² në pronësi shtet.

Në urdhër thuhet se ndarja është bërë "duke u bazuar te skica e privatizimit".

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Ndarja e pasurisë 5/171

Duke parë vërtetimin hipotekor të vitit 2007, dokumenti identifikon pasurinë historike të “Botimeve Enciklopedike”, por nuk paraqet në mënyrë të qartë origjinën e sipërfaqes 415.88 m², kufijtë e saj konkretë, dokumentin e fitimit të kësaj sipërfaqeje.

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Vërtetimi hipotekor

Kjo, sepse, sipas planimetrisë së vitit 1995, paraqiten sipërfaqe të gjelbëruara (lulishte) pranë ndërtesës së “Botimeve Enciklopedike”. Si mundet të privatizohet lulishtja?! CNA ka mundur të sigurojë edhe një foto të vjetër që tregon lulishten, e cila më pas është prishur dhe është kthyer në trotuar.

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Harta e vjetër

Nga dokumenti rezulton ekzistenca e një lulishteje historike, por nuk rezulton qartë se kjo planimetri identifikon të gjithë sipërfaqen prej 415.88 m² të regjistruar në vitin 2016, në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A.

Pikëpyetjet

Nga dokumentacioni i analizuar rezultojnë disa çështje që ngenë dyshime, por dhe kërkojnë verifikim të thelluar se çfarë ka ndodhur me lulishten dhe trotuarin dhe si përfunduan ato në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A.

Së pari, dokumenti teknik mbi të cilin është përcaktuar sipërfaqja 415.88 m² nuk rezulton i qartë nga materialet e disponueshme.

Së dyti, planimetria historike e vitit 1995 dhe fotoja e CNA-së tregojnë një lulishte, por edhe ky dokument nuk përcakton qartë kufijtë e pasurisë së regjistruar nga “Botimet Enciklopedike” Sh.A. në vitin 2016.

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës
Harta e vjetër

Shoqëria “Botime Enciklopedike” e Ajola dhe Valbona Xoxës

Së treti, ASHK, së cilës i jemi drejtuar zyrtarisht, duhet të verifikojë nëse sipërfaqja e regjistruar korrespondon vetëm me lulishten historike apo përfshin edhe sipërfaqe të tjera.

NË TERREN

Nga videoja e realizuar ditën e premte në rrugën “Muharrem Gjollesha”, datë 19 qershor, rezulton se sipërfaqja që ne po raportojmë dhe kemi sjellë një pjesë të dokumentacionit është e shtruar dhe përdoret si zonë kalimi, pra trotuar, ka edhe një korsi biçikletash. Pra qytetarët tani ecin në pronën e “Botimeve Enciklopedike” Sh.A. Nesër nuk dihet se çfarë ndodh me godinën dhe truallin, është në një nga zonat më tërheqëse për ndërtim.


Sipërfaqja qartazi lidhet funksionalisht me hyrjet e njësive në katin përdhes të godinës, të cilat duket se nuk funksionojnë të gjitha.

Videoja provon gjendjen aktuale të pronës, por jo vetvetiu statusin juridik të pronës, e cila figuron në pronësi të “Botimeve Enciklopedike” Sh.A. (vijon)/ CNA

 





Lajmet e fundit nga