
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash zbuloi të tjera fije, që çonin bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza për 5 vepra penale, në mënyrë direkte apo indirekte te landfilli i Sharrës.
CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili në dosje doli si njeriu që Ajola Xoxa e përdorte për të kryer blerjet me shuma marramendëse, që kapnin shifrën e 86,721,175 lekëve.
Më datë 03.03.2025, Erald Ismaili u pyet si person që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Gjatë marrjes në pyetje rezultoi një detaj mjaft interesant që e lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.
Erald Ismaili në dëshminë e tij shpjegonte se “MEG Albania”, një kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka e Komisionit të Ligjeve.
Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, klienti Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës.
“Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.
Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj. (LEXO KËTU)
CNA ka publikuar dokumentet që tregojnë dorën e Ajola Xoxës që shkon deri te landfilli i Sharrës.
Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.




Këta dy shtetas në dosjen hetimore të SPAK-ut rezultojnë të jenë njerëzit e studios ligjore të Ajola Xoxës.
CNA sjell një tjetër dokument në lidhje me këtë çështje, që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.
Pas kompanisë “MEG Albania”, u krijuan dy kompani të tjera, kompania “ECO Tirana” dhe “ECO Recycling”.

Vladimir Fezga, aksioneri i kompanisë "Meg Albania" ka qenë ndërmjetësi i marrëveshjes midis Bashkisë së Veronës dhe Bashkisë së Tiranës për themelimin e kompanisë së pastrimit të kryeqytetit "Eco Tirana" në maj 2016.
Sipas të dhënave, Bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve të "Eco Tirana", ndërsa 49% i ka AGSM AIM.

Në korrik të 2017 "Meg Albania" dhe "Eco Tirana" themelojnë "Eco Recycling". Sipas të dhënave, 49% të aksioneve i ka kompania e inceneratorëve "Integrated Energy BV SPV", ndërsa "Eco Tirana" ka 51% të aksioneve.


Pra, pas themelimit, "Meg Albania" ia kalon aksionet "Integrated Energy BV SPV" në shkurt të 2018 për "Eco Recycling".
Për këtë kalim, Vladimir Fezga autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV".

Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Dokumenti i parë që tregon se Vladimir Fezga themeloi "Meg Albania" dhe letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Dokumenti i dytë që tregon se Vladimir Fezga i shet aksionet e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" dhe sërish letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Këto dy dokumente janë në dosjen që Dritan Prençi duket se do ta tërheqë zvarrë dhe të mbetet te Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, por faktet tregojnë se tentakulat kalojnë tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.
Dritan Prençi nuk mund të mbajë dy standarde. Çështjes së inceneratorit të Tiranës duhet t’i shkohet deri në fund, pasi kemi qindra miliona euro që janë vjedhur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë dhe inceneratori nuk ekziston, por kemi thjesht dhe vetëm një mal të madh me plehra që ndodhet në prag të katastrofës./ CNA
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Emisioni “Stop” këtë të martë, më 2 qershor, trajton rasti...
Sot zhvillohet protesta e tretë e qytetarëve para Krye...
Problematika e radhës e transmetuar, këtë të hënë, më 1 qe...
Rasti i trajtuar këtë të hënë, më 1 qershor ka ndodhur në ...
CNA po publikon këtë të premte dokumentin që rrëzon përfun...
Në vitin 2022 në datat 17 deri në 21 Gusht Festa e Birrës ...
Gjykata Kushtetuese para tre ditësh ka dalë me një vendim ...
Idetë e marketingut nga kompanitë shqiptare jo pak herë ka...
Një mashtrues publik si Irfan Hysenbelliu kërkon të grabis...
Irfan Hysenbelliu ka mashtruar publikisht përmes media...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...