Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Lënia pas dore, mosndëshkimi i fajtorëve të rasteve, e stimulon terrorizmin ndaj kafshëve të gjora të rrugës, e bën atë fenomen të pandalshëm.

Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshëve ka risjellë në vëmendje rastin më të fundit, por jo të vetmin e “terrorizmit” njerëzor ndaj kafshëve.
Sipas ”Animal Guardian Albania” dhe “ARSA”, ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, tek “Ozone,” ku një qen, i pranuar dashurisht prej banorëve, është ekzekutuar barbarisht, pas lëndimit të një fëmije.
Ekzekutorë të kafshës së gjorë kanë qenë prindërit e fëmijës së lënduar, i cili së bashku me shokë të tjerë ia kishin nxirrë jetën qenit të gjorë, i cili në padurim të mëtejshëm përdori instiktin e vet kafshëror, kafshimin, për t'u vetëmbrojtur. Ato ç’ka denonconin dy faqet online, të OJF-ve mbrojtëse të kafshëve, i konfirmonin edhe banorët e zonës, për të cilët qeni i gjorë ishte banor i vjetër i zonës.
Ai ushqehej prej tyre, nuk bezdiste, e aq më tepër, nuk sulmonte kënd. Ishte aq i urtë sa hante bukë me macet, tregojnë banorët e zones (gjë e rrallë kjo në marrëdhëniet qen-mace). Fëmija i lënduar, së bashku me të tjerë shokë, prej kohësh e bezdisnin me sulme konsistente qenin. Edhe në momentin e kthimit agresiv të kafshës, fëmija ishte duke vijuar ngacmimin, që meret me mënd se i’a ka plasur buzën qenit, duke e detyruar të përdor agresivitetin.
Pas këtij akti, sigurisht të papëlqyer, prindërit e fëmijës e vranë qenin, edhe pse faji i tij rridhte nga paedukata e fëmijës së tyre në marrëdhënie me kafshët, që në fakt bën fajtor ata vetë, pra prindërit, që, ndërsa gjetën rrugën më të shkurtër të hakmarrjes, vrasjen e qenit të gjorë, as e kanë patur në listë edukimin e fëmijës ”trazovaç” me dashurinë ndaj kafshëve.
Sepse është pikërisht mungesa e kësaj edukatë që i kthen fëmijët (por jo vetëm) në "terroristë" të kafshëve të braktisura shtëpiake, kryesisht maceve e qenëve.
Vrasja e qenit të “Ozone” e vërteton këtë sjellje kriminale njerëzore ndaj kafshëve, duke qenë fakt i mosprishjes së terezisë nga institucionet shtetërore të zbatimit të ligjit ndëshkues. Sepse ligji për mbrojtjen e kafshëve, madje dhe shpendëve, ekziston. Ai vlerësohet i standardit bashkëkohor. Ajo që nuk ekziston është mungesa e zbatuesve të tij, hetimi i rasteve të terorrizmit ndaj kafshëve, gjetja e fajtorëve dhe ndëshkimi i tyre.
Lënia pas dore, mosndëshkimi i fajtorëve të rasteve, e stimulon terrorizmin ndaj kafshëve të gjora të rrugës, e bën atë fenomen të pandalshëm. Nëse përfshirja në reagim e ndëshkim ligjor do të ishte prezente, atëherë prindërit nuk do të merreshin me vrasjen e kafshëve paqësore të braktisura, por me edukimin e fëmijëve të tyre me dashurinë e qenëve, maceve e kafshëve të tjera përtej tyre.
Kujtojmë se disa muaj më parë, shoqata “Animal Rescue Albania”, denoncoi një varr masiv qensh, në zonën e Lanabregasit, Dajt, ku 11 prej kufomave të qenëve qenë të ngrirë. Shoqata në fjalë hodhi dyshime se masakra ishte vepër e klinikës veterinare të Bashkisë së Tiranës, Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, pa pasur forcën të bëjë më shumë se kaq.
Që Bashkia e kryeqytetit është e shqueshme për masakrimin e qenëve endacakë, e thonë faktet kur vite më parë niste gjuetinë makabre të vrasjes së tyre natën. Ba-bumet e çifteve nuk po ndihen më, por nuk përjashtohet aplikimi i ndonjë mjeti tjetër shfarosës ndaj kafshëve të gjora, aq shumë të urryera nga zyrtarët e 'Republikës së Rinisë Patronazhiste' të Bashkisë 'Veliaj'./CNA
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Një nga gabimet më të mëdha të medias është trajtimi i inv...
Modeli klasik i gazetarit që pyet, regjistron dhe shkruan ...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. ...
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...