Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë lajm i mirë. Por rinia biologjike nuk është domosdoshmërisht rini politike.
Këmbëngul se në politikë, nuk mjafton të "ripërtërihesh" me mosha të reja. Nuk mjafton të zëvendësosh flokët e thinjura me flokë të zinj, as të ndryshosh datëlindjet në listat e drejtuesve. Një parti nuk rilind, as rithemelohet e as ripërtërihet nga certifikatat e lindjes së anëtarëve të saj, por nga mënyra se si ata mendojnë, flasin dhe veprojnë.
Nuk ripërtërihet kur politikanët e rinj trashëgojnë veset, mentalitetin dhe mënyrën e të sjellurit të brezave të vjetër.
Qarkullimi i elitave nuk ndodh pse ndryshojnë ca fytyra. Përkundrazi. Edhe dje në PD triumfoi stanjacioni.
Ndryshuan ca pak fytyra, ndërsa logjika mbeti e njëjtë. Dhe as partia e as shoqëria nuk fituan gjë nga riciklimi i të njëjtit model.
Vërtet u zgjodhën disa të rinj në moshë, por janë të rinj tepër, tepër të plakur. U shkojnë pas të vjetërve, përdorin mendjen e të vjetërve, përsërisin fjalët e tyre, flasin me të njëjtën gjuhë të drunjtë, mbrojnë të njëjtat tabu dhe zbatojnë të njëjtat metoda arrogante përçarëse e përjashtuese.
Këtu nuk kemi ripërtëritje. Thjesht, qartë dhe saktë është riciklim, rehati dhe komoditet në opozitë. Një kopje më e re e së vjetrës.
Prandaj entuziazmi për ndryshimet në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike mbetet i kufizuar dhe vetëm në statuset falënderuese të "të emëruarve".
Në thelb nuk ndryshoi pothuajse asgjë. Të njëjtët humbës politikë vazhdojnë të përcaktojnë drejtimin; të njëjtat fytyra dominojnë vendimmarrjen dhe i njëjti sektarizëm vazhdon të trajtojë mendimin ndryshe si kërcënim, jo si pasuri.
Një parti nuk bëhet moderne vetëm sepse ul mesataren e moshës së drejtuesve. Ajo bëhet moderne kur pranon meritokracinë, kur respekton mendimin kritik, kur hap dyert për debat dhe kur heq dorë nga kultura e besnikërisë së verbër ndaj individit dhe kultit të tij të ngritur për 36 vite.
Ndryshimi nuk matet me uljen e moshës në një kryesi. Ndryshimi vjen kur ndryshon kultura politike. Ndryshimi vjen kur ndryshon gjuha, mendimi, sjellja politike.
Ndryshimi vjen kur të rinjtë e një partie kanë guximin të mendojnë ndryshe nga ata që i sollën deri aty. Kur janë të gatshëm të sfidojnë kulturën e humbjes dhe të ndërtojnë një kulturë përgjegjësie. Nëse të rinjtë nuk kanë as dëshirën, as guximin, as vullnetin, atëherë partia nuk ka hyrë në një epokë të re.
Ka hyrë vetëm në një sezon të ri të së njëjtës histori. Deri atëherë..., ndryshimi në PD mund të presë edhe pak.../ CNA
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Një nga gabimet më të mëdha të medias është trajtimi i inv...
Modeli klasik i gazetarit që pyet, regjistron dhe shkruan ...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. ...
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...