web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt?

13 Korrik 2026, 16:24, Lifestyle CNA

Çfarë po ndodh mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt?

Një lëvizje në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes këngëtarëve Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula. Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka nxitur spekulime për një ndryshim të mundshëm në marrëdhënien e tyre.

Veprimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit dhe mediat rozë, të cilat prej kohësh kanë raportuar për një ftohje mes dyshes. Sipas mediave, raporti mes tyre nuk ka qenë më si më parë dhe distancimi ka nisur kohë më parë, ndërsa tani është bërë i dukshëm edhe në rrjetet sociale.

Vëmendje ka tërhequr edhe momenti kur ndodhi ky “unfollow”, vetëm një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledri Vulës. Ndjekësit prisnin një urim publik nga Xhensila Myrtezaj, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Çfarë po ndodh mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt?

Prej rreth një viti, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të afrimitetit të tyre. Megjithatë, asnjëri prej artistëve nuk ka konfirmuar ndonjëherë publikisht zërat për një lidhje mes tyre.

Deri në këtë moment, as Xhensila Myrtezaj dhe as Ledri Vula nuk kanë reaguar publikisht lidhur me lëvizjen në rrjetet sociale apo spekulimet që kanë pasuar./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA SHOW (@cna.show)

 





Lajmet e fundit nga