web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu të dobëta të izoluara/ Moti për ditën e sotme

13 Korrik 2026, 07:09, Sociale CNA

Reshje shiu të dobëta të izoluara/ Moti për ditën e

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare kryesisht në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot i kthjellët.

Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash në male në lindje. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga