10 çështje kyçe të ekonomisë shqiptare
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...

Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve u zhvillua në Korçë, ku rreth 30 mjekë specialistë nga qyteti i Volosit në Greqi mbërritën për të ofruar vizita dhe konsulta mjekësore plotësisht falas për qytetarët.
Aktiviteti humanitar u organizua nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës në bashkëpunim me Mitropolinë e Shenjtë të Dhimitriadës, duke sjellë në Shqipëri një nismë që prej vitesh zhvillohet me sukses në Greqi, aty ku mjekët udhëtojnë drejt zonave me akses të kufizuar në shërbimet shëndetësore. Përgjatë gjithë ditës, qytetarë të moshave të ndryshme iu drejtuan ambienteve ku u zhvillua aktiviteti për të kryer kontrolle tek mjekë të specialiteteve të ndryshme.
Krahas vizitave, specialistët kishin sjellë edhe pajisje diagnostikuese, duke mundësuar ekzaminime të plota dhe këshillim mjekësor pa pagesë. Organizatorët e konsiderojnë këtë nismë një akt konkret dashurie dhe shërbimi ndaj njerëzve, ndërsa synimi është që ajo të mos mbetet një aktivitet i vetëm, por të shndërrohet në një traditë bashkëpunimi mes dy mitropolive dhe komuniteteve.
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi, theksoi se kjo ditë nuk duhet parë vetëm si një aktivitet i veçantë, por si një mundësi e mirë për qytetin dhe për njerëzit që kanë nevojë për shërbime mjekësore. Ai vlerësoi gatishmërinë e mjekëve grekë, falënderoi institucionet që kontribuan në organizimin e kësaj nisme dhe nënvizoi se besimi merr kuptim vetëm kur shoqërohet me vepra konkrete në shërbim të njerëzve.
“Sot është një ditë e veçantë për mitropolinë tonë dhe për qytetin tonë. Nuk do të doja ta quaja aq të veçantë, sa që më mirë ta quaj një mundësi e mirë që jepet për mitropolinë dhe për qytetin tonë. Një grup mjekësh specialistë të specialiteteve të ndryshme nga qyteti i Volosit, të cilët ushtrojnë një aktivitet vullnetar prej shumë vitesh në zona të Greqisë të ndryshme ku ka vështirësi për aksesimin e sistemit shëndetësor , sepse siç e dini ka ishuj, ka zona që nuk janë të mbuluara 100% , me iniciativën e Mitropolitit të Dhimitriadhës, ose të Volosit siç mund të themi më mirë që e njohim edhe këtu, gjenden sot në qytetin tonë për të ofruar këtë shërbimin e tyre tërësisht falas, pa asnjë detyrim, me aq sa ata mundem”, u shpreh Hirësi Anastasi.
Në fjalën e tij, Mitropoliti i Korçës u ndal veçanërisht tek rëndësia që ka ky shërbim për njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike apo e kanë të vështirë të udhëtojnë drejt qendrave të mëdha shëndetësore. Sipas tij, nisma nuk synon publicitet apo vlerësime, por është një shembull që mund të frymëzojë edhe mjekët shqiptarë për të ofruar shërbime të ngjashme në zonat më të largëta të vendit.
“Por është e rëndësishme që kjo gjë bëhet me dashuri të madhe, me përkushtim të madh për të mirën e njerëzve që nuk munden të kenë akses, qoftë të udhëtojnë drejt Tiranës ose qoftë drejt klinikave private që ndodhen në qytetin tonë, sepse siç e dimë që ka një kosto e gjithë kjo gjë dhe kjo është një përpjekje e tillë. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që u bënë shkak le të themi, për mirë që kjo gjë të ndodhi, Mitropolitin, vëllain tonë të dashur Hiresi Ignatin, që ka udhëtuar dhe vetë sot për ta ndjekur nga afër këtë aktivitet të gjithë grupin e mjekëve vullnetar,të gjithë bashkëpunëtorët këtu në qytetin tonë sepse kemi pasur ndihmën e Prefekturës, të Bashkisë, të Këshillit të Qarkut, të Drejtorisë Arsimore, të drejtorisë së shkollës që na kanë vënë në dispozicion edhe ambientet për të kryer këtë aktivitet. Edhe thjesht doja të thoja sërish që kjo është një gjë që bëhet me një dashuri të madhe dhe është vetë besimi ynë që na e imponon këtë, sepse Krishti nuk erdhi thjesht për të përhapur atë mesazhin e mbretërisë së Tij, por u kujdes për ata që vuanin, për ata që ishin të sëmurë, për ata që ishin pa mundësi. Dhe besimi ynë ka kuptim kur bëhet vepër, pra bëhet i besueshëm kur bëhet vepër. Edhe dashuria të mos mbetet thjesht si fjalë që e themi shpeshherë, por të kthehet në një shërbim. Dhe ky është qëllimi i kësaj veprimtarie të sotme, dhe jo vetëm një shërbim nën sensin abstrakt që bëjmë diçka, por ky shërbim ka njerëz konkretë të cilët kanë dashur që të vijnë sot dhe të marrin këtë shërbim që ofrohet. Dhe ju falënderoj të gjithëve për interesimin që keni treguar”, tha Mitropoliti i Korçës.
Hirësi Anastasi vuri në dukje se dashuria ndaj tjetrit nuk duhet të mbetet vetëm një mesazh, por duhet të përkthehet në veprime konkrete, ndërsa shprehu bindjen se kjo përvojë mund të shërbejë si model edhe për të ardhmen.
“Nuk është se duam që kjo gjë të bëhet shumë publike e të marrim falënderime, nuk bëhet për këtë qëllim, por që mirë është edhe informacioni të jepet. Kjo mund të jetë edhe një model për ne që edhe ne me mjekët tanë, sepse kemi mjekë të shkëlqyer në qytetin e Korçës edhe njerëz që duan të ofrojnë dhe të shërbejnë mund të bëjmë edhe ne një model të tillë që të ndihmojmë në zonat që kanë vështirësi për të ardhur në qendër, në Tiranë ose në Korçë. Dhe pse jo të shërbejë dhe për një gjë të tillë kjo ditë e sotme”, tha Hirësi Anastasi.
Nga ana tjetër, Mitropoliti i Dhimitriadës, Hirësi Ignatios, shpjegoi filozofinë mbi të cilën është ndërtuar ky projekt humanitar, një nismë që prej tre vitesh zhvillohet në Greqi me mbështetjen e shoqatave të mjekëve të Volosit. Ai theksoi se për herë të parë ky aktivitet kalon kufijtë e Greqisë dhe destinacioni i parë është pikërisht Korça, falë bashkëpunimit të krijuar mes dy mitropolive.
Ai nënvizoi se synimi është që mjekët të shkojnë pranë njerëzve dhe jo qytetarët të detyrohen të udhëtojnë për të marrë një konsultë, ndërsa shtoi se mjekësia parandaluese mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbrojtur shëndetin.
“Vijmë nga Mitropolia e Dhimitriadhës, nga qyteti i Volosit. Së bashku me mjekë me specialitete të ndryshme, në një përpjekje të vazhdueshme që kemi krijuar këto 3 vitet e fundit së bashku me shoqata të ndryshme të mjekëve të Volosit, në vend që njerëzit të shkojnë tek mjekët, shkojnë mjekët tek njerëzit. Për herë të parë ndodhemi jashtë Greqisë, përtej kufijve tanë dhe zgjodhëm pikërisht këtë qytet dhe këtë Mitropoli, që të kryejmë dhe vizitën tonë jashtë vendit. Njohja ime me Mitropolitin Anastas krijoi kushtet dhe predispozitat që ne të vinim këtu dhe të vizitonim njerëzit me mjekët nga Volosi. Nuk përjashtohet askush nga këto vizita dhe konsulta mjekësore. Kushdo që ka dëshirë dhe do të konsultohet me një mjek, për një diçka që mendon se e ka problem, mund të vijë dhe të vizitohet. Është një mjekësi parandaluese por është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë nivelin në të cilin ndodhet shëndeti i tyre dhe nëse nevojitet, të bëjnë diçka më tepër”, u shpreh Mitropoliti i Dhimitriadës.
Në vijim të fjalës së tij, Hirësi Ignatios bëri të ditur se grupi i mjekëve kishte sjellë me vete edhe aparatura diagnostikuese për ekzaminime të specializuara, ndërsa nuk përjashtohej askush nga mundësia për t’u vizituar. Ai e cilësoi këtë aktivitet një shprehje të dashurisë dhe solidaritetit mes dy popujve, duke lënë të hapur mundësinë që nisma të përsëritet edhe në vitet në vijim nëse rezulton e suksesshme.
“Kemi sjellë me vete edhe aparate mjekësore për kardiografi dhe aspekte të tjera të nevojshme. Duam të falenderojmë edhe ne për shansin që na dha Mitropoliti Anastas, dhe nëse shkon me sukses kjo përpjekje e jona, ne do të kemi mundësinë ta përsëritim. Është një shprehje dashurie ndërmjet dy popujve, njerëzve. Ne e bëjmë në emër të Krishtit por gëzohem shumë kur mendoj që kemi mjekë që e bëjnë me zemër dhe aq më tepër kur dëgjoj që janë ndihmuar shumë njerëz”, tha Hirësi Ignatios.
Një nga mjekët pjesëmarrës ishte edhe okulisti Apostolos Lazaridis, i cili prej vitesh merr pjesë në misione vullnetare në zona të ndryshme të Greqisë. Ai tha se bashkëpunimi me Mitropolinë e Korçës u krijua për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone dhe për të ndarë përvojën e tyre edhe jashtë kufijve të Greqisë. Sipas tij, misionet e tilla nuk kanë vetëm vlerë mjekësore, por krijojnë ura bashkëpunimi mes profesionistëve dhe komuniteteve, ndërsa ndihmojnë njerëzit që kanë më shumë nevojë për kujdes shëndetësor.
“Kjo është vizita jonë e parë me organizatën e kishës sonë lokale në Volos të Greqisë. Ne jemi një grup mjekësh që përpiqemi të ndihmojmë njerëzit në zona që nuk kanë qasje të mirë në spitale dhe klinika. Ne e bëjmë këtë rregullisht në Greqi, në rajonin tonë lokal, dhe tani, përmes një bashkëpunimi midis kishës sonë dhe kishës këtu në Korçë, ne zhvilluam këtë lloj bashkëpunimi për të ardhur këtu e për të ekzaminuar dhe ndihmuar njerëzit nga zonat tuaja. Dhe shpresojmë që do ta bëjmë këtë. Ka shumë njerëz që po na presin tashmë, kështu që shpresojmë se do të përcjellim një mesazh pozitiv bashkëpunimi dhe shpresojmë gjithashtu t'i ndihmojmë njerëzit”, u shpreh okulisti.
Mjeku okulist theksoi gjithashtu se pjesëmarrja në misione humanitare është bërë pjesë e angazhimit të tij profesional dhe personal. Ai u shpreh se çdo njeri meriton kujdes shëndetësor dhe se ndihma ndaj njerëzve është motivimi kryesor që e shtyn të marrë pjesë në nisma të tilla vullnetare.
“Unë kam marrë pjesë në shumë misione vullnetare në të kaluarën, kështu që më pëlqen të jem jashtë shtetit, më pëlqen të takoj njerëz të rinj, kolegë nga vende të tjera dhe sigurisht më pëlqen të takoj dhe të ndihmoj njerëz jashtë Greqisë. Çdo njeri ka nevojë për ndihmë dhe asistencë mjekësore, kështu që ne me kënaqësi do t'ua ofrojmë atë”, tha mjeku okulist.
Ndërkohë, gjinekologu Christos Venetis bëri të ditur se në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 mjekë nga Volosi, ndërsa gjatë ditës ishte planifikuar të vizitoheshin rreth 450 pacientë. Ai vlerësoi bashkëpunimin mes dy mitropolive dhe shprehu kënaqësinë që ndodhej për herë të parë në Korçë dhe në Shqipëri.
“Ne jemi këtu rreth 30 mjekë nga Greqia, nga Volosi. Mitropolia e Shenjtë e Dhimitriadës dhe Mitropolia e Shenjtë e Korçës bashkëpunuan dhe organizuan këtë nismë për njerëzit e Korçës. Rreth 450 pacientë do të ekzaminohen sot”, u shpreh gjinekologu
Mjeku nuk e fshehu impresionin për qytetin dhe mikpritjen e banorëve, duke theksuar se, pavarësisht disa vështirësive në komunikim për shkak të gjuhës, bashkëpunimi me pacientët ishte mjaft i mirë.
“Po, është hera ime e parë në Korçë dhe në Shqipëri. Jam i mrekulluar nga bukuria e Korçës dhe njerëzit janë vërtet miqësorë. Na pëlqen kjo gjë. Ka pak vështirësi në komunikim për shkak të gjuhës, megjithatë, shumë njerëz në Korçë flasin greqisht. Po, dua të rikthehem, ndoshta për pushime. Është një vend i bukur”, tha mjeku Venetis.
Vizitat u zhvilluan gjatë gjithë ditës në ambiente të përshtatura për këtë aktivitet, ku qytetarët patën mundësinë të konsultoheshin me specialistë të fushave të ndryshme dhe të kryenin ekzaminime falas.
Organizatorët shpresojnë që kjo nismë të mos mbetet një aktivitet i izoluar, por të kthehet në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke sjellë më pranë qytetarëve shërbime mjekësore cilësore dhe duke promovuar solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për njerëzit në nevojë.
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...