web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

28 Qershor 2026, 07:06, Sociale CNA

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për ditën e

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë.

Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Mot i nxehtë. Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga