web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e sotme

26 Qershor 2026, 07:10, Sociale CNA

Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e

Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë celsius.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore).

Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga