web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

23 Qershor 2026, 07:10, Sociale CNA

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relieveve malore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga