web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ai që shan anglisht popullin e tij!

23 Qershor 2026, 14:19, Opinione Grigels Muçollari

Ai që shan anglisht popullin e tij!

Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, Edi Rama mallkonte ata që, sipas tij, e shanin Shqipërinë në anglisht. Me ta kacafytej vazhdimisht Kryeministri.

Por, si shumë gjëra të tjera që kanë rezultuar fasadë e hipokrizi, edhe ky argument i është kthyer në bumerang.

Sepse vetë ai, ky ‘mëmëdhetari’ më i madh, paska sharë në anglisht jo vendin e tij, por vetë shqiptarët.

Protestuesve, qindra mijëra të rinjve e të rejave, burrave e grave, familjeve që dalin në shesh, qindra mijëra të tjerëve që i mbështesin nga shtëpitë e tyre dhe qindra mijëra emigrantëve shqiptarë, u ka thënë: ‘Fuck you!’

Asnjë udhëheqës nuk i është drejtuar në këtë mënyrë popullit të vet. Kjo është shenja e një gjendjeje të rënduar nervore dhe politike të një Kryeministri që e ndien fundin e pushtetit dhe afrimin e llogaridhënies.

Në këto ditë, kur po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai ka humbur mbështetjen dhe legjitimitetin politik, konfirmimet po vijnë edhe nga fjalët dhe gjestet e tij.

Qytetarët nuk kanë nevojë të provojnë asgjë. Pas 13 vitesh në qeveri, je vetë dëshmia më e fortë e dështimeve, korrupsionit dhe arrogancës që kanë sjellë këtë revoltë./ CNA





19:21 Opinione Frida Mavriqi

Kuriozitet që më mundon

Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...

21:21 Opinione Lutfi Dervishi

Republika e ortakëve

Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...

Lajmet e fundit nga