Protestat kundër qeverisë/ Kalaja: Rama ka humbur lidhjen me realitetin, i duket gjithçka IA
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur ditën e sotme...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur ditën e sotme...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë. Një monolog i gjatë e viktimizues, në përpjekje për të gjetur arsyen e kësaj gjëme që po ju ndodh pa pritë e pa pandehur!
Ç'ishte kjo sokëllimë prej hiçgjëkundit që shpërtheu në sheshin e vëmendjes prej histerikëve të diskursit?
Zoti Rama, dishepulli më i spikatur i vëmendjes, shpikësi më i madh i situatave që blejnë vëmendje, befas na tregoi se sot jemi në "shoqërinë e vëmendjes dhe algoritmit"!
Pata një kënaqësi të veçantë ta shoh këtë bullist të pashoq, këtë Zot të bullizmit, t'i shpjegojë turmës së tij të lodhur e djersitur, se si arsyeja e ka të humbur betejën me fuqinë e algoritmit!
Sipas zotit Rama- janë Zotat e algoritmit që stimulojnë dramën, skandalin, shpifjen dhe zhdukin si armiq të tyre të vërtetën, arsyen, faktin.
Gati nuk po qante për këtë dramë të kohës sonë bash ai që algoritmin e ka në shpirt, në vena, në zemër! Ai që jeton për shfaqjen, batutën, formën, ekzibicionisti më i madh në botë; Kryeministri i brekusheve, barcoletave dhe delirimeve në zgrip të budallallëkut, po ankohej që shekulli ynë është shekulli i algoritmit.
Më kujtoi një skenë nga Don Kishoti që e përmend Kundera te eseja "Perdja".
Don Kishoti pasi rruhet në një berberhane merr legenin dhe e vë në kokë. E quan helmetë. Me të futet në një klub plot me njerëz. Pas tij rend me të drejtën e së vërtetës berberi. Futet në klub dhe kërkon mbrapsht legenin e tij. Don Kishoti refuzon: "Kjo është helmeta ime, jo legeni yt" - i thotë. Berberi po plaste nga inati. Për të dalë nga situata kërkon një votim të fshehtë të të gjithë njerëzve në klub. Don Kishoti pajtohet. Me shumicë absolute votash del që objekti në kokën e Don Kishotit është helmetë, kurrsesi legen.
Të gjithë tallen me berberin. Në rastin tonë me Kryeministrin. Po ja quajnë legenin- helmetë! Dhe e qeshin.
Rama po e shiste veten si viktimë të algoritmit. Kjo është njësoj sikur Gëbelsi të shitet si viktimë e propagandës.
Për të mos e zgjatur këtë shkrim më shumë seç duhet, zoti Rama duhet të kuptojë një gjë. Nuk ka asnjë algoritëm, asnjë shtysë të huaj apo komplot ndërkombëtar që ndez një zjarr të mosarsyes. Diçka ka gjithmonë që një shkëndijë ndez një zjarr: drutë janë gati.
Është gjithmonë një shqisë e gjashtë që turma e ka në ADN-në e vet që e ndez atë. Është e vërtetë që ata rendin nga një arsye te tjetra sepse e ndiejnë thellë se janë të manipuluar. Nëse do të më kërkohej mua për vete, arsyeja e parë e kryesore e revoltës është mospjesëmarrja në pushtet!
Po zoti Rama, mospjesëmarrja është arsyeja kryesore. Përjashtimi në gjithçka, në çdo vendimmarrje! Është e tmerrshme të kuptosh që gjithçka në këtë vend e vendos një njeri, i vetmi njeri. Edhe ngjyrat e një shtëpie në Vuno apo Lukovë, edhe drejtorin e më të humburit interes e vendos Kryeministri! Kurrë nuk ka pasur një piramidë të tillë, delirante, vendimmarrjeje!
Unë fyhem edhe kur emëron apo ç'emëron ministrat e tu zoti Rama. Çfarë përdhosjeje publike dinjiteti kur i shoh t'u dridhet mjekra nga befasia që u zbriti nga Olimpi! Në piramidën e veseve të zotit Rama, krejt në majë, do vija Arrogancën poshtëruese.
E dyta zoti Rama (që në fakt është e para). Ju qeverisni në një aleancë me bosat e krimit, biznesit dhe medias. Nuk është opinion kjo, është e vërtetuar me dosjet e Spakut ku shumë prej pronave të trafikantëve më të mëdhenj ndërkombëtar janë konfiskuar në zonat më elitare të ndërtimit, atje ku për gjithçka duhet firma juaj. Si mbërritën tek ti këta shakatorë të përparimit? Si ua dhe pothuaj 1 milion m katror leje këtyre kreshnikëve të narkotrafikut? Ndoshta ky është një lloj vizioni për kapitalizmin por ka një të keqe!
E dini çka është e keqja kryesore? Sepse paratë e tyre të instaluara në ekonomi janë shkatërrimtare për ekonominë e të vobektëve dhe mesatarëve. Me ardhjen e atyre parave çdo çmim konsumi u bë dyfish. Megjithëse leku po bën kërdinë ndaj euros. Si mundet ta shpjegoj që euro bie me 40% dhe çmimi i mallrave të importit rritet me 80%?! Dhe këto kosto nuk i ndjeni ju zoti Kryeministër, as klientët apo kolegët tuaj. I ndjejnë më së shumti ata që mbushin sheshin televiziv siç e quanit ju.
E treta zoti Rama është fakti që eksponentët e Qeverisjes suaj kanë dalë në përgjime duke ndarë paratë e shtetit si të ishin të tyret. Dakort, mund të thoni që edhe vende të tjera bëjnë të tilla, nuk jam kondra. Por, hajduti që kapet futet në burg zoti Rama. Ai që nuk kapet shijon produktet e "punës" së tij. Znj Balluku është kapur me presh në dorë zoti Rama. Gjëra të vogla por është kapur. Ti na tregove me arrogancën karakteristike se nuk pyet për Spak e as opinion publik. Na the kam 83 vota.
Ja, edhe kjo na fyeu zoti Rama.
Prandaj, edhe në mos e dinë ta shprehin mirë se pse po dalin, ti duhet ta vrasësh një çikë mendjen:
"Çfarë kanë këta pionerë të algoritmit me mua"?
Me pak fjalë ose më mirë me një fjalë, i mundon një virus i tmerrshëm: Pafuqia përpara teje dhe arrogancës së pushtetit tënd.
Ja, kjo është. Algoritmi është pasojë.
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri...
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Ko...
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament a...
Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa roli...
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk ...
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politi...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në i...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtun...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Katër muaj lufte kanë ndryshuar thelbësisht marrëdhëniet m...
Australia ka konfirmuar për herë të parë praninë e llojit ...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...