Çfarë tregojnë skandalet për shtetin
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...

Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq gjallëri, humor e gaz sa mendoja që ky njeri do kapte 150 vjeç. Por siç duket vlejtka shprehja, “të mirët na lënë të parët”.
Mbase shumica e miqve të mi në “Facebook” mund të mos e dinë kush është Agron Çobani, ngaqë janë të rinj e ngaqë shumë e shumë vite ky personalitet ushtroi funksione drejtuese, deri drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Por mosha ime e di që Agroni ka qenë magjistari i Radio Tiranës, ndoshta i vetmi që u rendit aq para të tjerëve sa shpesh i thosha, ti je si gjuha angleze. Ke gjashtë shkallë bosh e pastaj renditet frëngjishtja. Unë në këto radhë dua të jem si Beluli i Pëllumb Kullës. Ngaqë dua të lavdërohem që isha mik me Agronin dhe ngaqë ai më ka ndihmuar, ah sa shumë, në ato ditë të vështira.
Qe shkrimtari, gazetari, njeriu fisnik Nasi Lera ai që më ofroi te Radio Tirana kur isha ende student. Kërkoi që të bëja ca sprova me ndonjë radiodramatizim dhe pas një rezultati të mirë që arrita më ngarkoi dhe me shkrimin e ca cikleve. Ndihej disi rehat se unë për fat edhe i shkruaja mirë, por edhe i lexoja mirë. Kisha zë radiofonik, më thoshin. Në një nga ditët kur montoja diçka në studiot e zërit hyn vrulltas Agron Çobani. Më shmangu me arrogancë, ishte drejtor i lajmeve dhe ndërsa unë e adhuroja në çdo fjalë që i dëgjoja ai më nxori përjashta. Prita i nxehur e sa doli më thirri vetë në zyrën e vet.
-I kam ndjekur emisionet e tua. Student je? Ke dashnore? Je me bursë?
I thashë që isha i fejuar dhe jo vetëm që nuk merrja bursë, por edhe vëllai im qe student pa bursë.
-Po ç’rri me Nasin, o t’u mbylltë?! (Më qesëndisi korçarçe.) Eja me mua dhe bëj reportazhe në qytetet e Shqipërisë. Njeh vendin, merr dieta, të jap dhe honorare.
Kaq ishte takimi i parë e derisa mbarova universitetin Agroni u bë mecenati im. Më mësoi si të shkruaj, si të lexoj, si të mbledh para. Në Qytetin Studenti isha ndër më të kamurit. Pa nisa të shkoj në restorante, pa i blija fustane e këpucë nuses, pa në verë bëja dhe plazh e në plot shërbime merrja dhe të fejuarën me vete. Agron Çobani u bë çobani im. Me trajtonte me aq respekt e dashuri sa zemrën e kisha plot mirënjohje për të.
Më pas fati ma solli që unë të nisja punë në gazetë në Tiranë e Agroni të internohet në Burrel, mësues në shkollat e minierave të kromit. Nuk u pamë disa vite deri sa kur po nisnin revoltat mora një përgjigje pozitive nga shefat e mi se Agroni mund të vinte me punë në gazetën time, në Tiranë. U nisa i lumtur në Burrel, hipa mbi skodat e kromit, takova atje mësues Agronin dhe kur i propozova se mund të niste pune në gazetë në Tiranë u përlot.
-Të falënderoj që mendove për mua. Flasim pas një jave.
Më pas mësova se e kërkonin të gjithë, por ai shkoi te dashuria e tij, te Radio Tirana e më pas drejtor i Përgjithshëm. Vitet e demokracisë më shumë na lidhën në kafe se në punë. Ai ishte mezeja dhe rakia e çdo tavoline. Fliste saktë jo si artikulim, por si mendim. Fjalitë e tij ishin të qarta kristal. Edhe kur përdorte figura i kishte fare, fare të goditura. E donin të gjithë dhe e respektonin të gjithë. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që ka bërë fjalë me këtë talent. Një ditë mësova se kishte kancer. Shkonte çdo paradite nga liqeni e kur e pashë një ditë andej u turbullova, po më përdridhej gjuha. S’dija ç’të thosha.
-E paske mësuar edhe ti!- kaq tha dhe bënim biseda për çdo fushë, përveç shëndetit.
Pas disa ditësh më thanë se kishte shkuar në Sarandë. Është për marshallah, dëgjova. U gëzova, por siç duket vdekja bën më parë rregullim para se të të marrë. E Agroni na iku pa kthim. Shkova te ceremonia e përcjelljes. Plot miq, shokë e të afërm. Te të gjithë kishte pikëllim me bollëk, të gjithë kujtonin episode nga jeta e tij. E mbushur me vlera, me art, me teknikë, me magji. Iku shtërgu i fundit, u pëshpërit. Saktë.
Sot hap ndonjëherë Radio Tiranën e askush nuk i vjen te thembra. Dëgjoj deri në Vorë, më tutje Tirana zhduket. Dhe më mbin majë gjuhës shprehja, bashkë me lisin rrëzohet dhe hija.
Agroni më vjen shpesh ndër sy. Ashtu simpatik, shoqëror, me gjallëri e plot sjellje të kultivuara. Mbi të gjitha si bamirësi im, si profesori im, si shoku im.
Agron mos u mërzit, për andej jemi nisur të gjithë, do plotësohet ekipi yt i bisedave dhe humoreve. Mos na nxit e mos na prit shpejt se kemi ca punë ende këndej. Nuk rrimë kot ne, e di ti.
Pafshim ikonë, kalofsh sa më mirë!
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri...
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Ko...
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament a...
Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa roli...
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk ...
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politi...
Opozita e vizës së blerë për arsye "shëndetësore" u bëri s...
Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja ...
Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mës...
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka...
Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa h...
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...
Të gjithë kanë të drejtën e pamohueshme të protestës. Por,...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të...
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Beratit ka finalizuar një hetim proaktiv 6-mu...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë persona...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende ...
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Helene është rrëz...
Niveli i kërcënimit për sigurinë detare në Ngushticën e Ho...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...