Po të më kishin dëgjuar mua…
Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mës...

Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja nuk është më sa do të zgjasë rezistenca në rrugë, por si do të reagojë sistemi politik.
Mes sloganeve të shumta, ai që përcakton këtë moment është “Shqipëria e Re”, - një kërkesë e qartë për ndryshim modeli.
Historia politike tregon se kur në shoqëri krijohet një masë kritike pakënaqësie, ajo herët a vonë gjen përfaqësim. Pyetja që do të përcaktojë javët e ardhshme është: Kush do ta lexojë dhe kush do ta "kapë" i pari këtë ndryshim?
Dinamika aktuale dikton katër skenare të mundshme:
1. Kooptimi nga pushteti: Ndryshimi i rregullave të lojës pa ndryshuar aktorët
Ky është skenari më pragmatik për Partinë në pushtet. Nëse qeveria vazhdon ta trajtojë protestën si një "dalldi/dallgë" kalimtare, ajo rrezikon të keqkuptojë thellësinë dhe perimetrin e krizës.
Pakënaqësia, veç të tjerash, buron nga lodhja me përqendrimin e pushtetit, babëzia dhe arroganca.
Për të mbijetuar, pushteti mund të zgjedhë të ndryshojë i pari, jo duke u terhequr, por duke hapur lojën; ndryshime në kodin zgjedhor, hapje të listave, apo mekanizma të rinj të demokracisë direkte (referendume). Për PS-në, ky do të ishte një proces "vetëkorrigjimi" i detyruar për të rikuperuar terrenin e humbur përpara se të përplaset me valën.
2. Sfida nga e reja:
Lëvizja qytetare (bashkë me partite e reja) që po ushqehen nga kjo protestë kanë avantazhin moral, por vuajnë nga fragmentimi dhe sëmundja gjenetike që gjithkush e mendon veten "të parin". Aktualisht, ato rrezikojnë të konkurrojnë me njëra-tjetrën për vendin e dytë apo të tretë në një garë ku ende nuk janë korrigjuar rregullat e lojës.
Që ky pol (pa përjashtuar një parti të re) të jetë fituesi i këtij momenti, duhet të kalojë nga faza e frymës dhe zemërimit në fazën e strukturës dhe koordinimit. Nëse arrijnë të ndërtojnë një platformë minimale të përbashkët dhe të thithin, kanalizojnë e strukturojnë energjinë e sheshit, ato mund të kthehen në përfitueset kryesore të këtij ekuacioni. Nëse jo, energjia do të shpërndahet dhe do të kthehet sërish në apati e zhgënjim.
3. Opozita konvencionale
Partia më e madhe e opozitës gjendet para një paradoksi: kjo është protesta më e madhe post-komuniste, por ajo nuk po zhvillohet nën siglën e saj. Shoqëria në shesh po proteston sa kundër qeverisë, aq edhe kundër mënyrës së vjetër të të bërit politikë, pjesë e së cilës është edhe opozita tradicionale.
Opozita mund të përfitojë vetëm nëse kupton se deklaratat e "mbështetjes" nuk mjaftojnë. Ajo duhet të ndryshojë veten përpara se të pretendojë të riciklojë pushtetin. Kjo kërkon një hapje radikale ndaj figurave të reja, mbylljen e llogarive të vjetra të sherreve të brendshme dhe një program që rezonon me pjesën që deri dje nuk dilte në shesh.
Skenari më i rrezikshëm mbetet ai i status-quo-së: përpjekja për ta injoruar, përqeshur kompromentuar, apo grabitur protestën, duke pritur që ajo të shuhet nga konsumi i kohës apo lodhja.
4. Radikalizimi
Ekziston një pikë thyerjeje ku strategjia e pushtetit për të rraskapitur protestën kthehet në bumerang. Nëse vijohet me "ne punën tonë, ju tuajën", situata mund të dalë jashtë kontrollit, nga një incident sado banal.
Në momentin që qytetarët ndiejnë se me marshim nuk i dëgjon kush, mund të vendosin të ndryshojnë marsh dhe, kur askush nuk është më në gjendje të kontrollojë protestën skena zhvendoset drejt një përplasjejes.
Në këtë pikë, kostoja nuk është më thjesht politike për një parti, por ekzistenciale për stabilitetin e vendit.
Çfarëdo ecurie të marrë , kjo protestë tashmë ka prodhuar një rezultat që nuk e zhbën koha: ka thyer frikën e apatinë dhe ka krijuar një klimë të re politike. Hapësira publike është rikonfiguruar dhe qytetarët kanë kuptuar se nuk janë vetëm.
Në këtë realitet të ri, nuk do të fitojë ai që reziston më gjatë, por ai aktor politik që do të kuptojë më shpejt se vendi ka ndryshuar përgjithmonë.
Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mës...
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka...
Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa h...
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...
Të gjithë kanë të drejtën e pamohueshme të protestës. Por,...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të...
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...
Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që ...
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...