web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

QKB: Mos i lini bilancet ditët e fundit, duhet t’i dorëzojnë bizneset me mbi 5 mln lekë xhiro

7 Korrik 2026, 17:52, Ekonomi CNA

QKB: Mos i lini bilancet ditët e fundit, duhet t’i

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, të përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 korrik 2026.

Depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”.

QKB kujton se, sipas legjislacionit në fuqi, mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar.

Dokumentacioni që duhet të depozitohet, kur mbajtja e tij është e detyrueshme sipas ligjit, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.

Detyrimin për raportimin dhe dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet që janë tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin Korporativ ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale Biznesore, në rastet kur realizojnë një qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë.

QKB fton të gjitha bizneset të mos e lënë dorëzimin për ditët e fundit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problematikat teknike gjatë procesit.

Për informacion shtesë ose asistencë teknike, subjektet mund të kontaktojnë në adresën [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 80 02./Monitor.al





Lajmet e fundit nga