Erion Veliaj përdor inteligjencën artificiale për të gënjyer mbi vendimin e Kushtetueses
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...

Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Aleancës së Profesionistëve të Lirë (APL) për detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare për bizneset e organizuara si persona juridikë dhe sh.p.k. me xhiro vjetore nën 5 mln lekë.
Prej disa ditësh, sipas Aleancës së Profesionistëve të Lirë, nga QKB po u kërkohet bizneseve dorëzimi i pasqyrave financiare pavarësisht nivelit të xhiros vjetore. Kjo ka shkaktuar debat mes institucioneve dhe shoqatave të biznesit, të cilat argumentojnë se kërkesa nuk mbështetet në kuadrin ligjor në fuqi. Shqetësimi kryesor lidhet me faktin se bizneset që nuk depozitojnë pasqyrat financiare rrezikojnë masa administrative deri në 60 mijë lekë.
Më 6 korrik, Aleanca e Profesionistëve të Lirë i dërgoi një shkresë QKB-së, ku kërkoi një sqarim zyrtar nëse bizneset me xhiro nën 5 mln lekë janë të detyruara të depozitojnë pasqyrat financiare. Sipas Aleancës, legjislacioni aktual për kontabilitetin dhe “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë se ky detyrim zbatohet vetëm për bizneset me të ardhura mbi këtë kufi.
Pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistët e lirë, QKB ka reaguar duke sqaruar me anë të një shkrese drejtuar profesionistëve të lirë, se institucioni verifikon subjektet që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare bazuar në listat e përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).
Në përgjigjen e saj, QKB thekson se kompetencat e institucionit përcaktohen nga ligji “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit” dhe se depozitimi i pasqyrave financiare është një e dhënë e detyrueshme për regjistrim sipas ligjit “Për regjistrimin e biznesit”.
Megjithatë, lidhur me përcaktimin e subjekteve që duhet të depozitojnë pasqyrat financiare, QKB sqaron se kryen verifikimin mbi bazën e listave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku identifikohen subjektet që kanë këtë detyrim për secilin vit. Për çdo sqarim mbi përfshirjen në këto lista, QKB i orienton bizneset t’u drejtohen organeve tatimore si institucioni kompetent.
Pas kësaj përgjigjeje, Aleanca e Profesionistëve të Lirë reagoi sërish me një tjetër shkresë drejtuar institucionit, duke theksuar se detyrimi për depozitimin e pasqyrave financiare nuk rregullohet nga legjislacioni tatimor, por nga ligji nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, Standardi Kombëtar i Kontabilitetit nr. 15 dhe aktet nënligjore përkatëse.
Sipas APL-së, legjislacioni tatimor rregullon marrëdhënien mes tatimpaguesit dhe administratës tatimore, ndërsa depozitimi në QKB ka karakter publik dhe deklarativ, pasi pasqyrat financiare bëhen të aksesueshme për të gjitha palët e interesuara. Për këtë arsye, Aleanca e Profesionistëve të Lirë argumenton se përcaktimi i subjekteve që kanë detyrimin për depozitim nuk mund të mbështetet vetëm në listat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Në përgjigjen e saj drejtuar QKB-së, APL kërkon që institucioni të referojë dispozitën konkrete ligjore mbi të cilën mbështetet për të zbatuar listat e administratës tatimore në përcaktimin e detyrimit për depozitimin e pasqyrave financiare në QKB, duke argumentuar se vetëm një interpretim i qartë i ligjit mund të shmangë paqartësitë dhe penalitetet për bizneset.
Kthimi i përgjigjes nga Qendra Kombëtare e Biznesit
“Në përgjigje të e-mailit tuaj ju bëjmë me dije se, Kompetencat e Qendrës Kombëtare të Biznesit janë të përcaktuara qartë në ligjin Nr.131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Konkretisht, QKB-ja kryen regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, trajton procedurat e licencimit, të autorizimit apo të lejeve, të ndryshimit dhe revokimit të tyre, sipas ligjit që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet dhe regjistrimin e pronarëve përfitues.
Referuar germës “a”, të pikës 3 të nenit 43 dhe nenit 46 të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar, depozitimi i pasqyrave financiare përbën të dhënë të detyrueshme për regjistrim, të cilat duhet të depozitohen në çdo rast jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, me aplikim nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në portalin e-Albania, për kryerjen e të cilit duhet të jetë i pajisur paraprakisht me nënshkrim elektronik nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ndërkohe për sa u përket subjekteve të cilët kane detyrimin e depozitimit te pasqyrave financiare, ju sqarojmë se, Qendra Kombëtare e Biznesit, kryen verifikimin e subjekteve që kanë detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare, në listën e sjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku listohen të gjithë subjektet të cilët kanë detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare sipas viteve përkatëse.
Për sa më sipër, për marrjen e informacionit të kërkuar nga ana juaj, lutemi drejtohuni pranë organeve tatimore në cilësinë e institucionit kompetent për administrimin dhe dhënien e këtij informacioni”.
Aleanca e Profesionistëve të Lirë i përgjigjet Qendrës Kombëtare e Biznesit
“Pas konsultimit me ekspertët tanë të fushës, një përgjigje profesionale si përpjekje për të kontribuuar në këtë çështje.
Dëshirojmë të theksojmë se detyrimi për depozitimin e pasqyrave financiare rregullohet nga Ligji nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, SKK nr. 15 dhe aktet përkatëse nënligjore të referuara më lart, dhe jo nga legjislacioni tatimor. Ky i fundit rregullon marrëdhënien mes tatimpaguesit dhe administratës në veçanti dhe nuk ka karakter publik, por privat mes dy palëve. Depozitimet në e-Filing nuk dalin në publik, kurse në QKB po. Madje, DPT ka qenë korrekte me dorëzimet që kemi bërë më 31 mars dhe ka bërë dhe postime publike që përforcojnë qëndrimin tonë dhe duke e theksuar pavarësisht përgjegjësisë!
Për këtë arsye, vlerësojmë se përcaktimi i subjekteve që kanë këtë detyrim duhet të bazohet në kuadrin ligjor përkatës dhe jo në lista të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila është një institucion zbatues i legjislacionit tatimor.
Administrata tatimore është vetëm një stakeholder nga shumë të tillë, ndërsa depozitimi në QKB ka efekt deklarativ e publik për të gjithë stakeholders.
Duke qenë se thelbi i kërkesës sonë mbetet i njëjtë, ju lutemi të na referoni dispozitën ligjore konkrete mbi të cilën mbështetet QKB për të konsideruar zbatimin e kësaj dispozite ligjore mbi depozitimin e detyrueshëm në QKB sipas listës nga DPT./ Monitor
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Një hetim i medias britanike “The Sun” pretendon se rrjete...
Dy shpërthime kanë tronditur të martën qendrën e Damaskut,...
Një sistem i ri online për autorizimin paraprak të hyrjes ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankar...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...