web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës–Rinas/ Gjysma e kostove grant nga BE

3 Korrik 2026, 19:15, Ekonomi CNA

Miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës

Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredisë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.

Bëhet me dije se kalimi nga projekti fillestar me trena me karburant në ato elektrikë kushton rreth 22 milionë euro, ndërsa gjysma e vlerës do të jetë grant nga BE.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejfa Muçaj është shprehur se mbështetja nga BE vjen nëpërmjet kornizës së Ballkanit Perëndimor.

Muçaj njoftoi se do të ndërtohen dhe dy nënstacione që mbulojnë furnizimin me energji, testimin, çertifikimin dhe vënien në shërbim të sistemit të elektrifikimit.

“Mbështetet nga 11.5 mln euro, plus 50% e vlerës totale të investimit për elektrifikimin mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet kornizës së Ballkanit Perëndimor. Pra me një vlerë prej pothuajse të njëjtën vlerë në formën e grantit për këto punime të cilat vetëm do t’i përmendim për efekt informacioni: elektrifikimin e plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Tiranë, të degëzimit të ri drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, furnizimin me pajisje elektro-hekurudhore, ndërtimin e instalimit të sistemit të takmarrjes që është linja elektrike që furnizon me energji elektrike trenat. Gjithashtu, ndërtimin e dy nënstacioneve të rëndësishme në pikën e Tiranës dhe Durrësit pra duke mos qenë vetëm elektrifikimi i linjës por ndërkohë edhe i nënstacioneve që mbulojnë furnizimin me energji, testimin, çertifikimin dhe vënien në shërbim të sistemit të elektrifikimit”, u shpreh Muçaj. /CNA





Lajmet e fundit nga