web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projekti për nënstacionin e Tiranës/ Malaj: Është ndërtuar mbi terma financiarë të favorshëm

2 Korrik 2026, 11:24, Ekonomi CNA

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme plenare ka folur për marrëveshjen e garancisë me OSHEE-në dhe BERZH-in për projektin e nënstacionit të Tiranës.

Projekt për të cilin Malaj tha se përmirëson rrjetin dhe e përgatit sistemin për sfidat e së ardhmes. Malaj tha se ky nënstacion do të jetë nëntokësor dhe totalisht i digjitalizuar. Ministri tha në fjalën e tij se marrëveshja është e ndërtuar mbi terma financiarë të favorshëm për OSHEE-në dhe qeverinë shqiptare.

Sa i përket garancisë shtetërore, Malaj u shpreh se është një përdorim i garancisë sovrane që mbështet investime produktive.

 

“Përmirësojmë rrjetin dhe përgatisim sistemin për sfidat e së ardhmes. Nënstacioni do të jetë i digjitalizuar dhe nëntokësor. Do të sjellë sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për energjinë e rimbursueshme. Janë reduktuar ndjeshëm humbjet në rrjet, nga 45% në 16.9% në vitin 2025. Po zbatohen projekte strategjike për të rritur ndërlidhjen rajonale.

Marrëveshja është e ndërtuar mbi terma financiarë të favorshëm si për OSHEE-në, ashtu edhe për qeverinë shqiptare.

Garancia shtetërore shërben për të mundësuar financimin e një investimi strategjik me kosto të ulët. Ky është një përdorim i garancisë sovrane që mbështet investimet produktive. Nevoja për furnizimin me energji elektrike po rritet gjithnjë e më shumë. Sistemi i shpërndarjes duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet kësaj kërkese jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi”, tha Malaj.





Lajmet e fundit nga