web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Favorizohet diplomacia/ Trump: Bisedimet me Iranin po japin sinjale pozitive

1 Korrik 2026, 20:12, Kosova & Bota CNA

Favorizohet diplomacia/ Trump: Bisedimet me Iranin po japin sinjale pozitive

Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e procesit diplomatik me Iranin, duke deklaruar se bisedimet po prodhojnë rezultate inkurajuese.

Gjatë një deklarate për media, Trump u shpreh optimist për procesin e denuklearizimit, duke theksuar se megjithë përplasjet e fundit ushtarake, aktualisht palët po shënojnë progres të rëndësishëm.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur në Doha të Katarit po zhvillohen bisedime teknike indirekte midis Ëashington-it dhe Teheranit, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit.

Në këto takime po marrin pjesë negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët janë duke u fokusuar në çështje kritike si garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe ruajtja e stabilitetit pas tensioneve të fundit rajonale.

Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, administrata Trump ka zgjedhur t'i japë përparësi dialogut diplomatik, duke pezulluar opsionet për një fushatë të gjerë ushtarake.

Megjithatë, palët kanë ende për të zgjidhur çështje të ndjeshme, si administrimi i trafikut detar dhe çështja e aseteve financiare iraniane të ngrira, ndërsa bisedimet pritet të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim. /CNA

 

 





Lajmet e fundit nga