web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Demaliaj: Më dhunuan për parkimin

1 Korrik 2026, 14:13, Kronika CNA

Ilir Demaliaj: Më dhunuan për parkimin

Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pas dhunimit që iu bë ditën e sotme.

Demaliaj tha se është sulmuar nga dy persona të lagjes, të cilët kanë pretenduar se gazetari kishte lajmëruar policinë për të vendosur gjoba parkimi.

Këtë gjë ai e mohoi dhe tha se nuk ka armiqësi me askënd.

 

 

“Po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes, që kanë dyqan aty, më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë.

Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shahemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin”, ka thënë ai./CNA





Lajmet e fundit nga