Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...

Teksa vendi ecën drejt integrimit euroatlantik, debati publik shpesh humbet mes teorive mbi ndikimet e huaja. Por pas revoltës së rinisë fshihen kërkesa të mirëfillta sociale që kërkojnë vëmendje, zgjidhje dhe llogaridhënie.
Shqipëria e sotme po lundron në një paradoks të thellë. Teksa vendi pret ngjarje të përmasave të mëdha, si Samiti i NATO-s, dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, hapësira jonë publike po mbushet me teori konspirative të importuara. Nga dhomat e errëta të internetit deri te debatet televizive, po qarkullon një përzierje e narrativës së të djathtës alternative të stilit amerikan (QAnon), paranojës gjeopolitike dhe panikut të fabrikuar fetar. Ky fenomen po merr peng pikërisht dëshirën e natyrshme për llogaridhënie qytetare.
Kjo klimë nuk mbetet vetëm në nivelin e debatit publik, por reflektohet edhe në mënyrën se si interpretohen protestat dhe simbolet në hapësirën publike. Simptomat e këtij helmimi po shfaqen gjithnjë e më qartë. Së fundmi, në protestat e quajtura "Revolucioni i Flamingove", heqja e një flamuri izraelit në Tiranë përbën një akt të papranueshëm. Ky veprim, çuditërisht, mbeti i pazbardhur dhe pa asnjë reagim institucional. Ai cenon traditën shqiptare të mikpritjes dhe tolerancës. Ngjarje të tilla të kujtojnë edhe përplasjet e disa viteve më parë për një flamur turk në një hidrocentral në Mirditë. Këto episode dëshmojnë një shoqëri të lënduar, e cila, e mbingarkuar nga frika e dominimit, reagon emocionalisht ndaj çdo simboli të huaj. Në këtë mënyrë, vëmendja largohet nga problemet reale – korrupsioni, mungesa e meritokracisë dhe pabarazia – për t'u përqendruar tek armiq imagjinarë gjeopolitikë.
Pikërisht mbi këtë terren të mbushur me pasiguri dhe emocione ndërtohen edhe narrativat politike. Për t'ua shpjeguar edhe një herë të painformuarve gjeopolitikën reale: po, Irani mund të cenojë interesat e një shteti anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian. Por këtë mund ta bëjë përmes luftës hibride, fushatave të dezinformimit dhe sulmeve asimetrike kibernetike. Pretendimet se Teherani ka kapacitet të destabilizojë fizikisht Shqipërinë apo të nxisë mijëra shqiptarë në protesta masive janë skenarë të largët dhe pa bazë bindëse. Kjo qasje tenton ta zbehë frymën e pastër qytetare duke kërkuar shkaqe jashtë kufijve të vendit. Për më tepër, ajo krijon një imazh të panevojshëm të një Shqipërie të brishtë përballë partnerëve të saj euroatlantikë.
Por narrativat konspirative nuk ndalen vetëm te gjeopolitika. Ato shtrihen edhe në fushën fetare. Disa analistë të sigurisë, që njohin shumë pak çështjet e religjionit dhe lidhjen e tyre me sigurinë, vazhdojnë të ndërtojnë gogolin e "Islamit politik". Ata pretendojnë se të rinjtë besimtarë po nxiten nga xhamitë drejt revolucioneve radikale. Ky pretendim përbën një ofendim ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe bie ndesh me faktet historike. Shqipëria ka qenë ndër vendet më pak të prekura nga radikalizmi fetar në Europë dhe nuk ka njohur asnjë akt terrorist me motiv fetar gjatë periudhës së pluralizmit. Çdo insinuatë e tillë ushqen një klimë të panevojshme islamofobie dhe paragjykimi.
Nëse hiqen mënjanë këto interpretime ideologjike, bëhet shumë më e qartë se cili është burimi i vërtetë i pakënaqësisë. Ajo që po i shtyn të rinjtë dhe shtresën e mesme drejt protestës nuk është ndonjë dogmë fetare apo ndonjë agjendë e huaj. Këto lëvizje burojnë nga kërkesa të paplotësuara sociale: mungesa e meritokracisë, pabarazitë ekonomike, çështjet e pronësisë dhe nevoja për më shumë transparencë. Në këto protesta bashkohen besimtarë dhe jobesimtarë, katolikë e myslimanë, ateistë e agnostikë. Ata nuk i bashkon asnjë ideologji, por të njëjtat shqetësime për të ardhmen.
Pikërisht për këtë arsye, kjo energji qytetare nuk duhet parë si kërcënim, por si mundësi. Horizonti i ri urban dhe zhvillimet intensive kanë krijuar shpesh një ndjenjë shkëputjeje mes planeve të mëdha të investimeve dhe interesave të komuniteteve lokale. Megjithatë, përmes kësaj lëvizjeje Shqipëria po i tregon Europës se ka një rini të gjallë, kritike dhe aktive. Kjo energji, nëse kanalizohet siç duhet, mund të shërbejë si katalizator për reforma më të thella dhe për një kulturë të re politike.
Megjithatë, çdo energji qytetare ka nevojë edhe për maturi politike. Që kjo lëvizje të shndërrohet në një alternativë serioze, ajo duhet të distancohet nga retorika radikale dhe sloganet për revolucione imagjinare. Ne nuk jetojmë në Francën e shekullit XVIII. Sistemi nuk ndryshon brenda natës; ai reformohet përmes dialogut, institucioneve dhe vendosjes së rregullave të barabarta për të gjithë.
Në fund të fundit, ky është edhe testi që Shqipëria duhet të kalojë në këtë moment historik. Në Kuran thuhet: "A nuk ka mes jush njerëz të mençur?" Kjo pyetje tingëllon sot si një thirrje për të refuzuar teoritë konspirative dhe për t'u përqendruar te problemet reale të shoqërisë. Demokracia nuk ndërtohet mbi frikëra dhe supozime, por mbi transparencë, shtetin e së drejtës dhe llogaridhënie. Këtë të vërtetë, fatmirësisht, po e kupton shumica e shëndetshme dhe e arsyeshme e shqiptarëve.
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...
Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të ...
Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë...
Protesta e shqiponjave të Lirisë të Kryeqytetit u ka dhënë o...
Është hera e tretë që po shoh në Netflix “House of Cards”, n...
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse...
Protesta e 4 Korrikut, e shpallur si “mbarëkombëtare”, po ...
Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...
Në një vend ku Kryeministri ka ngritur narkoshtet dhe i ka...
AGJENTI I IRANIT DHE KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Ja pra, më...
Në politikë, por jo vetëm, është bërë zakon që arroganca t...
Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invalid...
Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...
Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analiza...
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...