Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invaliditeti a nuk e di si quhet. U lodh, shkoi në mes të vapës 2 km për ta marrë, e pamundur, dhe kur erdhi lotova… kishte marrë 115 mijë lekë.
Motra ime pësoi një komplikacion të rëndë pas lindjes, në tru…Mbijetoi me vështirësi, por që nga ajo ditë nuk ka pasur kurrë mundësi të jetojë normalisht apo të punojë.
Në kohën e Berishës, diku 17 vjet para, merrte 96 mijë lekë të vjetër.
Sot, pas 17 vitesh, pensioni i saj është 115 mijë lekë në muaj… para ca muajsh iu bë 130 mijë, por shteti, bashkia, mendoi që merr shumë dhe ia uli 115 mijë lekë në muaj… 115 mijë lekë.
Një shumë që nuk mjafton as për ujë dhe ilaçe, jo për një qenie njerëzore e dinjitoze… jo më për dikë që ka nevojë për mjekë, analiza, ilaçe dhe përkujdesje të vazhdueshme.
Por problemi nuk është vetëm pensioni qesharak. Problemi është filozofia e një shteti që i sheh njerëzit në nevojë si barrë dhe jo si qytetarë, si kavie… si turp.
Çdo dy vjet e thërret të provojë se është ende e sëmurë, injorancë që nuk ndodh as në vendet e zhvilluara… Sikur sëmundja e saj të zhduket me një firmë në zyrë. Sikur të mos mjaftojë vuajtja, duhet të kalojë edhe torturën e burokracisë, sporteleve, komisioneve, doktorëve, mjekëve, bashkisë dhe dokumenteve pa fund për 115 mijë lekë në muaj dhe ndonjëherë i duhet të japë edhe bakshish.
Në vend që shteti t'ua lehtësojë jetën njerëzve më të pambrojtur, me vështirësi, ua vështirëson edhe më shumë… dhe jo vetëm asaj, por nënës sime në radhë të parë që ka 40 vite që mundohet e lodhet.
Në vend që të shkojë ndihma te qytetari, qytetari endet pas ndihmës me përbuzje, me arrogancë dhe ofezë…
Në vend që të ketë dinjitet, ka poshtërim.
Pastaj dëgjojmë propagandë për suksese, reforma dhe mirëqenie. Por matësi i vërtetë i një shteti nuk janë fjalimet dhe as fasadat. Matësi është mënyra se si trajtohen të sëmurët, invalidët, pensionistët dhe njerëzit që nuk kanë zë, por që vuajnë më tepër se kushdo.
Kur një person që nuk mund të punojë detyrohet të mbijetojë me 115 mijë lekë në muaj, ndërsa miliona e miliarda shpërdorohen pa hesap, problemi nuk është më ekonomik.
Problemi është moral, është çnjerëzor.
Sepse një shtet që nuk mbron më të dobëtit, ka dështuar në detyrën e tij më themelore.
Dhe kjo është e vërteta që asnjë propagandë nuk mund ta fshehë.
Bashkia Tiranë, Instituti i Sigurimeve, komisionet ligjore të mjekëve, qeveria, kujdesi social etj., janë një turp sikur të ishte i vetmi rast.
Po si mundet t'i thuash nënës sime dhe motrës po merr shumë lekë dhe duhet ta ulim edhe pak?
Po si mundet t'jua zërë goja e rrokë mendja?
Kush e njeh motrën time e di sa e dhimbshme është, sa përkujdeset për këdo, kujton këdo, uron ditëlindjen e kujtdo, jep çdo gjë që ka në dorë për këdo…
Dhe në fund ajo nuk po kërkon luks. Nuk po kërkon privilegje. Nuk po kërkojmë mëshirë, as bileta falas, as ndihmë, as shumë të tjera që u japin njerëzve në Perëndim…
Po kërkon vetëm diçka që në një shtet normal quhet DINJITET dhe RESPEKT.
Fytyra e shtetit tim është e grisur… dhe më vjen turp për këtë…/ CNA
Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...
Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analiza...
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë...
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqipta...
Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...