"Më ke thënë se do mbetem vetëm, unë e kam kapërcyer gardhin"/ Deputetja letër të hapur Ramës
Deputetja e larguar nga grupi parlamentar i Partisë Social...
Deputetja e larguar nga grupi parlamentar i Partisë Social...

Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo diaspora në protestat e Tiranës, vlen të kujtohen disa fakte elementare.
Nga Kosova regjistrohen rreth 4.6 milionë hyrje në vit; nga Maqedonia e Veriut rreth 750 mijë. Bashkë, ata përbëjnë thuajse gjysmën e atij "mrekullisë" prej 12 milionë turistësh që pushteti e trumbeton me krenari nëpër statistika.
Pastaj vjen radha e diasporës. Janë po këta njerëz që prej dekadash e mbajnë në këmbë ekonominë me remitanca, që blejnë shtëpi, hapin biznese dhe mbushin aeroportet e plazhet çdo sezon. Kur dërgojnë para, pagëzohen si “motori i zhvillimit”. Kur promovojnë Shqipërinë jashtë, shpallen “ambasadorët tanë më të mirë”. Kur thonë fjalë të mira për qeverinë, u shtrohet tapeti i kuq dhe u bëhet vendi gati në studio televizive.
Por mjafton që disa prej tyre të shfaqen në një shesh proteste, që magjia të prishet. Brenda natës, ata shndërrohen në “të ardhur nga jashtë”, “të manipuluar” apo "agjentë" të agjendave të dyshimta.
Dhe nuk po flasim për të panjohur pa asnjë lidhje me këtë tokë.
Kosova na dha Lidhjen e Prizrenit dhe themelet e historisë moderne kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut na kujtojnë Kongresin e Manastirit dhe alfabetin me të cilin shkruajmë sot. Ndërsa diaspora ka mbajtur gjallë frymëmarrjen e mijëra familjeve në ditët tona më të vështira.
Prandaj, ky standard i dyfishtë është sa absurd, aq edhe fyes: kur sjellin valuta, investime apo elozhe, janë shqiptarë model; kur guxojnë të sjellin kritika apo të bashkohen në një kauzë qytetare, trajtohen si të huaj pa të drejtë vote. Nëse kanë të drejtën legjitime të kontribuojnë për këtë vend, kanë të njëjtën të drejtë edhe të shqetësohen e të flasin për të. Sheshi dhe debati publik nuk mund të kenë doganë. Apo mos duhet t'i vendosim edhe një tra tjetër në sheshin "Skënderbej"?/CNA
Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Një 41-vjeçar i dyshuar për tentativë për vrasje është vën...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar p...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
Një komision hetimor i OKB-së thotë se Izraeli ka synuar q...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...