web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbajtën në krahë pianon për 27 kilometra që e ëma të vdiste në magjinë e tingujve/ Historia e 3 motrave

20 Qershor 2026, 15:10, Opinione Albert Vataj

Mbajtën në krahë pianon për 27 kilometra që e ëma

Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra, që e ëma të vdiste në shtëpi në magjinë e tingujve

Tetor, viti 1903, malet Siskiyou, Oregon.

Nëna e familjes, Ellie Cooper, 61 vjeç, po jepte shpirt në një spital të Medfordit, e tretur nga tuberkulozi. E ndërgjegjshme se ditët e saj ishin të numëruara, ajo pëshpëriti dëshirën e saj të fundit: "Dua t'i dëgjoj vajzat e mia të luajnë edhe një herë në piano këngën “Blessed Assurance” (Siguri e Bekuar). Por dua ta dëgjoj në shtëpi."

Shtëpia e tyre ndodhej rreth 27 kilometra larg, lart në luginën e izoluar të Applegate. Rruga për atje nuk ishte gjë tjetër veçse një shteg i ngushtë mushkash, nuk kishte rrugë karrocash, asnjë mundësi për kalimin e mjeteve të transportit të kohës.

Vajzat e saj, May (19 vjeç), Ruth (17 vjeç) dhe Anne (14 vjeç), kishin në shtëpinë e tyre të spitalit një piano të madhe, e cila peshonte rreth 270 kilogramë. Kur mjeku i familjes dëgjoi synimin e vajzave për ta çuar pianon në shtëpinë e tyre në mal, u tha shkurt: "Është e pamundur."

Por për tri motrat, fjala "e pamundur" nuk kishte peshë përpara dashurisë për të ëmën dhe përmbushjen e amanetit të fundit. Kjo ishte jo obligim, por mision që ka rrënjët thellë në besim dhe dashuri. Ky shpirt i paepur nuk e njeh e aq më pak ta pranojë pamundësinë.

Ato morën me qira dy mushka të fuqishme dhe e lidhën pianon mbi to. Por në miljen e tretë, shtegu u bë aq i pjerrët dhe shkëmbor, saqë kafshët u tmerruan dhe refuzuan të hidhnin qoftë edhe një hap para.

Vajzat nuk u kthyen pas. Ato i zgjidhën mushkat dhe i nisën vetëm drejt qytetit. Më pas, morën sëpatat, prenë tetë trungje të holla e të forta dushku dhe ndërtuan një lloj barrele prej druri nën pianon gjigante.

Nisi kështu një marshim mbinjerëzor prej 27 kilometrash, që do të zgjaste katër ditë të gjata. Vajzat bënin me turne, dy prej tyre mbanin peshën dërrmuese mbi shpatulla, ndërsa e treta ecte përpara me një daltë e sëpatë në dorë, duke pastruar shkurret e dendura dhe ferrat për të hapur rrugën.

Ditën e tretë, moti u tregua mizor. Një stuhi e ububushme dëbore e përfshiu malin. Me trupat që u dridheshin nga i ftohti dhe lodhja, vajzat nuk gjetën asnjë strehë. Ato u shtrinë në tokën e ngrirë, duke fjetur direkt nën strukturën e pianos, e cila u shërbeu si çati kundër dëborës.

Më 29 tetor, me duar të gjakosura e shpatulla të nxira nga goditjet, ato arritën në kasollen e tyre në mal. E futën pianon në dhomën e ndenjes. Por rruga e gjatë dhe goditjet e kishin çakorduar krejtësisht instrumentin. Pa pasur asnjë vegël profesionale, me mençurinë e njerëzve të malit, vajzat përdorën një thikë të thjeshtë kuzhine për të rregulluar dhe akorduar telat e pianos, një nga një.

Më 30 tetor, nëna e tyre, Ellie, e shtrirë në krevat, hapi sytë. Shtëpia u mbush me melodinë e ngrohtë të "Blessed Assurance". Ajo buzëqeshi. Dy ditë më vonë, më 1 nëntor, ajo ndërroi jetë e qetë, e rrethuar nga muzika dhe dashuria e pamatë e bijave të saj.

Në ditën e varrimit, fqinjët nga të gjitha anët e luginës erdhën për t'i dhënë lamtumirën e fundit. Kur hynë në shtëpi, ata panë baltën e tharë të malit që kishte mbuluar këmbët e pianos dhe muret e dhomës. Megjithatë, askush nuk pyeti se si kishte arritur ajo piano deri aty. Kishte sakrifica që nuk kishin nevojë për fjalë.

Sot, thotë legjenda, ajo piano ndodhet ende në të njëjtën kasolle të vjetër, e ruajtur brez pas brezi nga pasardhësit e familjes Cooper, si një monument i gjallë i asaj se çfarë mund të bëjë dashuria e një fëmije për nënën e tij.





15:39 Opinione Agim Xhafka

"MAGJISTARI" I RADIOS

Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...

Lajmet e fundit nga