Kur media bën diferencën dhe kur thjesht shton zhurmën
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...

Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e qartë: kjo nuk është më vetëm një revoltë për Zvërnecin, as vetëm një zemërim kundër qeverisë apo opozitës. Në thelb, ajo është një kryengritje kundër modelit ekonomik që është ndërtuar në Shqipëri.
Gazetarët e huaj që kanë zbritur në shesh nuk shohin pankarta kundër investimeve të huaja. Askush nuk del në rrugë sepse një investitor dëshiron të ndërtojë, të prodhojë apo të krijojë vende pune. Ajo që kundërshtohet është diçka tjetër: kapitalizmi shqiptar.
Një kapitalizëm pa garë, ku fituesi shpesh dihet para se të hartohen kriteret e tenderit; një sistem me “kapitalistë të emëruar” nga politika dhe jo të krijuar nga tregu; një model ku një pjesë e sipërmarrjes nuk ushqehet nga klientët, por nga paratë e taksapaguesve.
Në teori, kapitalizmi shpërblen idenë më të mirë, produktin më cilësor dhe shërbimin më efikas, në praktikë, shpesh shpërblehet lidhja më e shkurtër me pushtetin.
Protesta është kundër këtij deformimi, kundër një modeli që nuk e sheh punonjësin si partner, por si kosto, kundër një sistemi që mburret me investime miliardëshe, ndërsa ofron paga qesharake.
Prandaj kërkesat e saj nuk janë vetëm simbolike: shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, heqja e statusit të investitorit strategjik dhe transparencë e plotë për kontratat, koncesionet dhe PPP-të.
Paradoksi është brutal: arritëm BE me çmime, por jo me paga.
Në shumë sektorë biznesi kërkon fuqinë punëtore më të lirë të mundshme dhe, kur nuk e gjen më në vend, e importon nga Bangladeshi, Nepali, India apo Filipinet. Protesta ngre një pyetje të thjeshtë: nëse kapitalizmi shqiptar ka nevojë për punëtorë nga Bangladeshi, pse nuk arrin të mbajë në vend punëtorin e Bradasheshit?
Sheshi po ngrihet edhe kundër monopoleve dhe oligopoleve, kundër tregjeve ku konkurrenca është përjashtim dhe jo rregull.
Në ekonomitë moderne kapitali lind nga ideja, inovacioni, rreziku dhe gara. Kur kapitali buron nga qeveria dhe jo nga tregu, kapitalizmi pushon së qeni kapitalizëm dhe shndërrohet në një sistem privilegjesh.
Askund kjo nuk duket më qartë sesa te dashuria platonike për betonin e te bindja se zhvillimi matet vetëm me kulla dhe metra katrorë. Kapitali derdhet pothuajse ekskluzivisht në beton, ndërsa arsimi, kërkimi shkencor, teknologjia dhe prodhimi mbeten "pika e fundit e rendit të ditës"
Kjo është arsyeja pse “flamingot” kanë gjetur jehonë përtej ambientalistëve, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej brezave dhe tashmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Nga diaspora në qytete të ndryshme europiane deri te mbulimi i gjerë ndërkombëtar, protesta po artikulon një pakënaqësi që shkon shumë më larg se një projekt i vetëm.
Qytetarët nuk po protestojnë kundër tregut të lirë, por kundër një kapitalizmi oligarkik që privatizon fitimet dhe barrën ja lë buxhetit, kundër një sistemi që ushqehet me ligje me porosi, koncesione të privilegjuara dhe PPP pa garë reale, "kundër ndërtimit kapitalizmit me forcat tona"
Në kapitalizëm, fitimi dhe humbja janë motër e vëlla. "Kapitalistët" tanë duket se njohin vetëm fitimin. Madje, në mjaft raste, shteti u garanton edhe kompensimin kur fitimi i parashikuar nuk realizohet.
Dikur një diplomat francez tha: “ndërtuat formën më të keqe të komunizmit...”, sot, shumë prej protestuesve do ta plotësonin fjalinë: “...dhe tani po ndërtoni formën më të keqe të kapitalizmit.”
Pyetja në ditën e 20-të të protestës nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë kapitalizëm, por çfarë kapitalizmi meriton?
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri...
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Ko...
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament a...
Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa roli...
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk ...
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politi...
Opozita e vizës së blerë për arsye "shëndetësore" u bëri s...
Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja ...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...