Polonia i heq Zelenskyt dekoratën më të lartë shtetërore/ Tensione mes dy vendeve
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, njoftoi të premten ...

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.
Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten t’i rrisin eksportet pavarësisht shqetësimeve mbi kushtet e vendosura nga Teherani për përdorimin e kësaj rruge jetike detare.
Uashingtoni dhe Teherani publikuan tekstin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se sulmet mund të rifillojë nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes.
Të paktën katër anije cisternë që transportonin naftë të papërpunuar, produkte nafte dhe gaz të lëngshëm hynë në ngushticë të premten, duke u drejtuar drejt porteve të Gjirit në Irak, sipas të dhënave të MarineTraffic.
Një cisternë nafte në pronësi japoneze doli nga ngushtica pasi ishte vonuar nga lufta dhe po drejtohej për në Japoni.
Të enjten u regjistruan 25 kalime tregtare përmes Hormuzit - numri më i lartë ditor që nga 18 prilli dhe më shumë se pesë herë mbi mesataren ditore të 10 ditëve të para të qershorit, sipas të dhënave të AXS Marine.
Rrjedha e trafikut në Hormuz mbetet shumë nën nivelin para konfliktit prej rreth 120 kalimesh në ditë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara hoqën zyrtarisht bllokadën ndaj porteve iraniane të enjten.
“Detarët duhet të informohen për ekzistencën e minave dhe të presin praninë detare ndërsa vazhdojnë operacionet e pastrimit”, tha të enjten në mbrëmje Qendra e Informacionit Detar e udhëhequr nga marina amerikane.
Ajo këshilloi anijet të shmangin skemën e ndarjes së trafikut për shkak të rrezikut nga minat.
Kjo skemë, e miratuar nga agjencia e transportit detar e Kombeve të Bashkuara në vitin 1968, vendosi korridore lundrimi përmes ujërave iraniane dhe omaneze në ngushticë.
“Rreziqet variojnë nga rreziku i minave … deri te bllokimi në Gjirin e Lindjes së Mesme nëse tensionet përshkallëzohen dhe Irani e bllokon sërish Hormuzin”, tha ndërmjetësi i anijeve Braemar.
“Marrëveshja … hap mundësinë që Irani të vendosë tarifa për menaxhimin e transitit në Hormuz pas 60 ditësh”.
Ndërkohë, Zvicra deklaroi se bisedimet SHBA–Iran për një pakt më të gjerë paqeje nuk do të zhvilloheshin të premten, ndërsa nënpresidenti amerikan, JD Vance, e anuloi një vizitë të planifikuar, duke theksuar pasigurinë për një zgjidhje të qëndrueshme.
Irani sinjalizoi kontroll më të rreptë mbi transportin detar, me televizionin shtetëror që raportoi se anijet duhet të koordinohen me marinën e Gardës Revolucionare për transit.
Firma britanike e sigurisë detare Ambrey tha se forcat iraniane urdhëruan një cisternë me flamur të Hong Kongut dhe një anije mallrash me flamur të ishullit Shën Kits dhe Nevis të ktheheshin mbrapsht të enjten.
Në një njoftim të pa datë, të qarkulluar në industrinë detare në 24 orët e fundit dhe të parë nga Reuters, Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit tha se “asnjë anije nuk lejohet të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit pa një leje të vlefshme kalimi të lëshuar nga PGSA”.
PGSA, e cila e përshkruan veten si organi i vetëm i autorizuar për të lëshuar leje, gjithashtu tha se rezervon të drejtën të vendosë tarifa sigurimi, duke kërkuar nga pronarët e anijeve të marrin dhe rinovojnë mbulimin e sigurimit.
Industria e transportit detar ka kundërshtuar çdo sistem tarifash apo taksash që do të vendosej mbi atë që ata e konsiderojnë një rrugë ujore ndërkombëtare.
Ndërkohë, një flotë prej 10 supercisternash iraniane të ngarkuara, që transportonin rreth 20 milionë fuçi naftë, po lundronte nga ankorimi i Çabaharit të Iranit në Gjirin e Omanit dhe po drejtohej drejt Azisë, me gjasë për rafineritë kineze, sipas një analize të grupit amerikan të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor, i cili monitoron trafikun e cisternave të lidhura me Iranin. /REL
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, njoftoi të premten ...
Bosnje e Hercegovina është vendosur sërish nën mbikëqyrje ...
Qeveria e Norvegjisë ka vendosur të kufizojë ndjeshëm përd...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet ev...
Një përplasje e fortë diplomatike ka shpërthyer mes presid...
Izraeli dhe Hezbollahu kanë arritur marrëveshje për armëpu...
Andy Burnham nuk është i panjohur me garat për lidership t...
Një zjarr shpërtheu këtë të premte në një shkollë fillore ...
Avokatët e të pandehurit të akuzuar për vrasjen e Drejtori...
Prindërit e një djali që qëlloi nëntë fëmijë duke u marrë ...
Ministria e Jashtme zvicerane njoftoi anulimin e bisedimev...
Andy Burnham ka fituar zgjedhjet e rëndësishme të shtesës në...
Tridhjetë e pesë persona janë vrarë pasi persona të armato...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ishte i pra...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, mbroi qëndrimin ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë kriti...
Mediat e huaja kanë publikuar mesditën e sotme pamje nga a...
Derisa bisedimet për programin bërthamor të Iranit po vazh...
Shitjet e pronave në Dubai kanë rënë “nga një shkëmb”, tha...
Dronët ukrainas goditën rafinerinë e naftës në Moskë për h...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...