Sot protesta e 47-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...
Këtë të enjte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 47-t...

Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqësia do të përthithin më shumë se 8.5 miliardë dollarë investime në kuadër të Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike qe ka hyrë tashmë në fuqi, duke përbërë pjesën dërrmuese të kostos totale prej 9.8 miliardë dollarësh që qeveria ka vlerësuar për dekadën e ardhshme.
Dokumenti identifikon këta sektorë si më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike dhe njëkohësisht si fushat ku kërkohen investimet më të mëdha për të rritur rezistencën e ekonomisë dhe infrastrukturës së vendit.
"Sipas planit, zhvillimi urban përfaqëson zërin më të madh financiar. “Kostoja totale e masave prioritare për sektorin e zhvillimit urban vlerësohet në 2.72 miliardë USD”, thuhet në dokument. Pas tij renditet pylltaria me 2.13 miliardë dollarë. “Kostoja totale e masave prioritare për sektorin pyjor vlerësohet në 2.13 miliardë USD”, thuhet në plan. Transporti kërkon investime prej 2.04 miliardë dollarësh.
“Kostoja totale e masave prioritare për sektorin e transportit vlerësohet në 2.04 miliardë USD”, sipas dokumentit. Ndërkohë sektori energjetik parashikohet të kërkojë 1.96 miliardë dollarë financim. “Kostoja totale e masave prioritare vlerësohet në 1.96 miliardë USD”, thuhet për energjinë. Bujqësia, një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, llogaritet të ketë nevojë për 678 milionë dollarë investime. “Kostoja totale e masave prioritare vlerësohet në 678 milionë USD”, thuhet në plan.
Dokumenti argumenton se investimet urbane janë të lidhura me rritjen e rrezikut nga përmbytjet, temperaturat ekstreme dhe presioni mbi infrastrukturën ekzistuese. “Integrimi i konsideratave klimatike në planifikimin urban dhe territorial është thelbësor për reduktimin e vulnerabilitetit”, thuhet në dokument. Për sektorin e transportit, plani identifikon ekspozim të drejtpërdrejtë të rrugëve, urave dhe aseteve të tjera publike ndaj fenomeneve ekstreme të motit. “Infrastruktura e transportit është e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe ngjarjeve të tjera ekstreme klimatike”, thuhet në plan. Në energji, shqetësimi kryesor lidhet me varësinë e sistemit nga hidrocentralet. “Varësia e lartë nga prodhimi hidroenergjetik rrit ekspozimin ndaj thatësirave dhe ndryshimeve në regjimin hidrologjik”, thuhet në dokument.
Plani paralajmëron se ndryshimet klimatike mund të paraqesin rrezik për sigurinë energjetike të vendit. “Ndryshimet klimatike paraqesin rreziqe për sigurinë energjetike”, thuhet në plan. Në sektorin rural, dokumenti identifikon bujqësinë si një nga aktivitetet ekonomike më të ekspozuara. “Bujqësia është ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet në dokument.
Po ashtu, plani nënvizon se fermerët e vegjël përballen me rreziqe më të mëdha nga thatësirat, temperaturat e larta dhe luhatjet e reshjeve. “Fermerët e vegjël konsiderohen veçanërisht të cenueshëm”, thuhet në plan. Për pyjet, dokumenti evidenton rrezikun në rritje nga degradimi i ekosistemeve dhe ngjarjet ekstreme klimatike. “Ekosistemet pyjore përballen me rrezik në rritje nga ndryshimet klimatike”, thuhet në dokument.
Qeveria argumenton se këto investime synojnë të rrisin aftësinë e përballimit apo qëndrueshmërinë e sektorëve strategjikë dhe të kufizojnë humbjet ekonomike të lidhura me klimën. “Masat e adaptimit synojnë të reduktojnë cenueshmërinë e sektorëve kritikë”, thuhet në plan. /Monitor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministri...
Teksa të ardhurat buxhetore po arkëtohen me ritme të lakmu...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 ...
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë ...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...
Të ardhurat totale për periudhën janar-maj 2026, arritën n...
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...