Turizmi, hapet tenderi për zhvillimin e aftësive, pjesë e programit 106 mln euro
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...

Të ardhurat totale për periudhën janar-maj 2026, arritën në rreth 340.5 miliardë lekë ose me realizim 105.3 % të planit të periudhës, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-maj 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Maj 2026:
Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 34.3 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Maj 2026, janë në shumën 215.5 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 1.9% më shumë se plani për periudhën Janar-Maj 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbledhur 12.1 miliardë lekë ose 5.9% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 120.3 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 8.6% më shumë se pesëmujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e pesërmujorit, të ardhurat e mbledhura janë 5.8 miliardë lekë ose 5.1% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 35.8 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 17.6% më shumë se pesëmujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 5.3 miliardë lekë ose 117.2% të planit për pesëmujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2026 janë në shumën 6 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 26.6 miliardë lekë ose në masën 86% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në shumën 40.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 18.1% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, si dhe 5.5 miliardë lekë ose 15.8% më shumë se plani për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 17.6 miliardë lekë, ose 96.9% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në shumën 82.9 miliardë lekë nga 80.7 miliardë lekë që ishin planifikuar. Pra, 9.4 miliardë lekë ose 12.8% më shumë se pesëmujori 2025 dhe me një realizim prej 102.7% të planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Maj 2026, u realizuan në vlerën 95.2 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, një realizim në masën 98.2% ndaj planit të periudhës për të ardhurat doganore.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Maj 2026, janë 64.2 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 3% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, ose 99.5% e planit për periudhën pesëmujore 2026.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Maj 2026, janë realizuar në shumën 26.3 miliardë lekë, 556 milionë lekë ose 2.2% më shumë se pesëmujori i vitit 2025, ose 96.3% e planit për pesëmujorin 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në shumën 732 milionë lekë, me një realizim prej rreth 78% kundrejt planit të të njëjtës periudhë.
Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Maj 2026, janë në vlerën 4 miliardë lekë, 345 milionë lekë ose 9.4% më shumë se periudha pesëmujore e vitit 2025, si dhe realizim prej 95.1% kundrejt planit të pesëmujorit 2026.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.4% më i lartë ose rreth 19.7 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 260.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.2% më i lartë ose rreth 17.4 miliardë lekë më shumë. Realizimi për periudhën janar – maj ishte në masën 96.2%.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, rezultuan në 25.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.4% më i lartë ose rreth 2.2 miliardë lekë më shumë. Realizimi për periudhën 5- mujore në masën 103%./Monitor
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...
Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqë...
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 k...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjash...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Shtetasi me iniciale S. N., i dhunuar ditën e sotme bashkë...
Një operacion i kryer nga Dogana Durrës në bashkëpunim me ...
Goditja e “lordëve” shqiptarë të trafikut të kokainës nga ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
SHBA-ja dhe Irani pritet të nënshkruajnë zyrtarisht një me...
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e ...
Prezantuesi televiziv Jeremy Clarkson ka zbuluar se është ...
Djali i ish-presidentit brazilian të burgosur, Jair Bolson...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...
Të ardhurat totale për periudhën janar-maj 2026, arritën n...
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...