Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...

Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se Ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet.
“Ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, pasi ai e përmbushi qëllimin dhe po punojmë edhe me Komisionin për të miratuar ligjin e ri që do ta zëvendësojë”- kjo ishte deklarata e bërë nga z.Rama të martën në Bruksel.
E para: Duhet thënë se Lirgji për Investimet Strategjike është ligji më klientelist që ka prodhuar institucioni ligjvënës në historinë e tij. Ligji e ka humbur disa herë fuqinë e tij. Dhe çdo herë, kur i duhej dikujt, gjendej ndonjë deputet-kartoni që kërkonte shtyrjen e efektit të tij.
E dyta: Rama thotë se ligji e përmbushi qëllimin.
Por cili ishte qëllimi?
Neni 1: “Ky ligj synon tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorë të ekonomisë, të identifikuara prej këtij ligji si strategjikë”.
A përputhet qëllimi me realitetin?
Cilët janë sektorët strategjikë? a) Transporti. b) Turizmi (strukturat turistike). c) Bujqësia (fermat e mëdha). d) Zonat e teknologjisë dhe zhvillimit.
Çfarë mbështeti ky ligj?
Thuajse 100% ndërtime në zonat bregdetare, jo për qëllime turistike, por për biznes imobiliar. Në mijëra hektarë tokë u ngritën e vazhdojnë të ngrihen fshatra me një hotel, qindra vila e mijëra apartamente për shitje, me çmime stratosferike, në truall dhuratë nga shteti, rrugë dhuratë nga shteti, energji, ujë e kanalizime dhuratë nga shteti dhe lehtësira të tjera infrastrukturore e fiskale.
Pasojat:
-Korrupsioni u ngrit në nivel ligjvënësi. Parlamenti u shndërrua në rrobaqepës që qepte ligjin sipas masës së “Investitorit”. Statusi “Investitor Strategjik” zyrtarizoi oligarkinë trekëndore “Pushtet - Biznes – Krim”.
-Shkatërimi i perspektivës turistike të vendit. Zonat bregdetare më të favorshme për turizëm, masiv dhe VIP, në vend të ndërtimit të resorteve turistike të premtuara, u shndërruan në fshatra VIP.
-Shkatërrimi i konkurrencës. Statusin “Investitor Strategjik” e merrnin vetëm njerëz të afërt me pushtetin, deri edhe drejtues të grupeve kriminale, dhe u goditën ndërtuesit e ndershëm.
Pra, ky ligj, jo vetëm që veproi jashtë fokusit të tij, por ai prodhoi dëme të pakthyeshme.
Kryeministri tha se po hartojmë një ligj të ri për ta zëvendësuar. Nëse e ka përmbushur qëllimin, atëherë përse u dashka zëvendësuar? Kush po e harton ligjin e ri dhe çfarë parashikon ai ndryshe nga ky i vjetri që po zëvendëson?/ CNA
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Një nga gabimet më të mëdha të medias është trajtimi i inv...
Modeli klasik i gazetarit që pyet, regjistron dhe shkruan ...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. ...
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Manipulimi mediatik nuk vjen gjithmonë me fytyrë të shëmtu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...