web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin

15 Korrik 2026, 12:50, Aktualitet CNA

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të Mario Përlleshajt, autorit të mitur të vrasjes së Martin Canit.

Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të 2024. Gjatë konfliktit, Martini u godit me thikë dhe u transportua në spital, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Në të njëjtin konflikt u plagos edhe shoku i Martin Canit./ CNA





Lajmet e fundit nga