web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta

15 Korrik 2026, 12:42, Aktualitet CNA

Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet

Kreu i BKH-së, Joni Keta, ka folur për operacionin ku u arrestua i shumëkërkuari Adi Çoba, i dyshuar si drejtues i një organizate të trafikut të kokainës.

Pas operacionit, u tha se BKH kishte zhvilluar operacionin pa vënë në dijeni Policinë e Shtetit.

Sipas Ketës, BKH ka bashkëpunim dhe nuk e konkurron Policinë e Shtetit por në këtë rast ka vepruar në përputhje me procedurën penale.

Ai theksoi se BKH konstatoi personin në kërkim, kryen arrestimin, gjë të cilën, sipas Ketës, do ta bënte çdo hetues.

“Ne kemi bashkëpunim, nuk e konkurrojmë, kanë vepruar në përputhje me procedurën penale. Kanë konstatuar personin në kërkim dhe kanë kryer arrestimin. Këtë do të bënte çdo hetues. Këto kanë qenë veprimet e BKH-së”, tha Keta./ CNA





Lajmet e fundit nga