Çështja "Berisha"/ Braho, këshilla opozitës: Nëse pretendoni se i janë shkelur të drejtat drejtohuni gjykatave
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho është përballur me pyetjet e ...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi, në kuadër të një procedimi pasuror ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sipas hetimeve pasurore, të ardhurat e deklaruara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij nuk justifikonin shpenzimet e kryera dhe investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Prokuroria ka konstatuar se personi në fjalë nuk kishte burime të ligjshme financiare për të mbuluar blerjen e këtyre pronave.
NJOFTIMI I PROKURORISË
Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.
Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Shtetasi në fjalë ka qenë në pamundësi financiare për të kryer investimet në prona.
Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.
Nga sa më lart, duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe
b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”./ CNA
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Aktivistja Edlira Çepani është shprehur mbrëmjen e sotme s...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, zhvilloi një takim me f...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Novosel...
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për ndryshim të masë...
Skema e ndihmës juridike falas pritet të zgjerohet me kate...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...