web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbatimi i Amnistisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë

15 Korrik 2026, 09:23, Aktualitet CNA

Zbatimi i Amnistisë Penale/ Dhjetëra të dënuar

Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vuajtjes së dënimit, me lirimet e para të personave që përfitojnë nga lehtësimet e miratuara me ligj.

Në burgun e Drenovës, 60 të dënuar kanë përfunduar procedurat dhe janë liruar, duke lënë ambientet e këtij institucioni që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, në institucionin e grave në Pojskë, 11 të dënuara kanë përfituar lirim të menjëhershëm, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.

Zbatimi i amnistisë po shtrihet në të gjitha burgjet e vendit, ndërsa autoritetet po vijojnë procesin e verifikimit të dosjeve për personat që përmbushin kushtet e përcaktuara.

Masat e reja synojnë lehtësimin e situatës në sistemin penitenciar përmes lirimit të disa kategorive të dënuarish dhe reduktimit të kohës së vuajtjes së dënimit, ndërsa personat e përjashtuar nga ligji nuk përfitojnë nga kjo skemë./ CNA





Lajmet e fundit nga