Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Skema e ndihmës juridike falas pritet të zgjerohet me kategori të reja përfituesish dhe me një paketë më të gjerë shpenzimesh të mbuluara nga buxheti i shtetit. Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë përmes një projektligji të ri, i cili synon të rrisë mundësinë e qytetarëve për të pasur akses në drejtësi.
Në listën e përfituesve të rinj parashikohen viktimat e terrorizmit, viktimat e krimit dhe familjarët e tyre, personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, përfituesit e ndihmës ekonomike dhe pensionit social. Mbështetje do të ofrohet edhe për komunitetet rome dhe egjiptiane në çështjet që lidhen me dokumentacionin civil, si dhe për sinjalizuesit që raportojnë shkelje të legjislacionit europian.
Përveç zgjerimit të kategorive, ndryshimet sjellin edhe rritje të mbështetjes financiare. Shteti nuk do të kufizohet vetëm te mbulimi i tarifave gjyqësore, por do të përfshijë edhe shpenzime të tjera, si tarifat noteriale, kadastrale, pagesat për ekspertë dhe kosto të tjera që lidhen me zbatimin e vendimeve të gjykatave.
Sipas argumentimit të qeverisë, një pjesë e qytetarëve që kanë përfituar vendime gjyqësore në favor të tyre kanë hasur vështirësi për t’i zbatuar ato për shkak të shpenzimeve shtesë. Për këtë arsye, zgjerimi i mbulimit financiar shihet si një mënyrë për ta bërë më efektive ndihmën juridike.
Projektligji parashikon edhe thjeshtimin e procedurave të aplikimit. Për marrjen e ndihmës juridike parësore do të kërkohet vetëm dokumenti i identifikimit dhe një deklarim nga qytetari, ndërsa verifikime të tjera do të kryhen vetëm kur të ketë paqartësi mbi të dhënat e paraqitura.
Për rastet e viktimave të dhunës, të miturve dhe situatave urgjente do të vendoset një procedurë e posaçme për caktimin më të shpejtë të avokatit.
Ndërkohë, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas do të ketë kompetenca më të zgjeruara, duke përfshirë edhe të drejtën për të kundërshtuar në gjykatë vendime që vlerësohen si në kundërshtim me kriteret ligjore ose si abuzive.
Projektligji, pjesë e programit legjislativ të vitit 2026, synon të forcojë mbrojtjen ligjore për grupet në nevojë dhe të përshtatë më tej sistemin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian./ CNA
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në Bashk...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikë...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Shqipëria është bërë pjesë e paradës tradicionale ushtarak...
Gjykata e Posaçme ka vendosur zgjatjen me 3 muaj të hetime...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shpërn...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura pr...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se me...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...