web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte

14 Korrik 2026, 11:01, Aktualitet CNA

“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërndarjes së një kërkese të QSUNT për donacion pajisjesh IT dhe pajisjesh mjekësore.

Sipas Metës kjo tregon se shërbimet e duhura jetike mungojnë prej kohësh në sistemin shëndetësor dhe rezulton se QSUNT nuk disponon as pajisjet më bazike të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetës.

Meta thekson se, QSUT meriton të falënderohet që e bëri publik degradimin e qëllimshëm dhe kriminal në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor, duke iu drejtuar qytetarëve për ndihmë, pasi duket se nuk ka më mundësi t'i drejtohet Qeverisë, e cila ka vendosur si prioritet korrupsionin dhe vjedhjen e parave publike.

Meta nënvizon se kjo tregon qartë se për kryeministrin Edi Rama mbrojtja e shëndetit publik nuk ka qenë kurrë prioritet.

Ai ka akuzuar se prioritet për Ramën mbetet korrupsioni dhe shpërdorimi i fondeve publike, përfshirë edhe 4.2 milionë euro nga Fondi i Emergjencave, të përdorura për cirk, si koncerti i Kanye West.

“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës

“Në vend që qytetarët të marrin shërbimet e duhura jetike që prej kohësh mungojnë në sistemin shëndetësor, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) rezulton se nuk disponon as pajisjet më bazike, të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetës.

Paradoksalisht, QSUT meriton të falënderohet që e bëri publik degradimin e qëllimshëm dhe kriminal në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor, duke iu drejtuar qytetarëve për ndihmë, pasi duket se nuk ka më mundësi t'i drejtohet Qeverisë, e cila ka vendosur si prioritet korrupsionin dhe vjedhjen e parave publike.

Kjo braktisje e rëndë e pacientëve dhe e njerëzve në nevojë në spitale është një tregues i qartë se për Edi Ramën mbrojtja e shëndetit publik nuk ka qenë kurrë prioritet.

Në vend të saj, prioritet mbetet korrupsioni dhe shpërdorimi i fondeve publike, përfshirë edhe 4.2 milionë euro nga Fondi i Emergjencave, të përdorura për cirk, si koncerti i Kanye West”, shkruan Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga