web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

14 Korrik 2026, 10:38, Kulturë CNA

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, Todi Llupi. Todi Llupi ishte një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe Teatrit “Bylis”, artist që për dekada i dhuroi publikut buzëqeshje, emocion dhe art të vërtetë.

I lindur në Fier më 1 mars 1948, Todi Llupi iu përkushtua skenës që prej vitit 1971, si aktor profesionist i Estradës së Fierit.

Me talentin e tij të rrallë interpretoi qindra role në komedi, skeçe, parodi, kuplete, monologë, pantomima e dialogë, duke krijuar personazhe që mbetën të paharrueshëm në kujtesën e publikut.

Aktrimi i tij u dallua për frymën popullore, përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, si edhe për interpretimin plot jetë të karaktereve të njerëzve të thjeshtë. Si kupletist dhe parodist, ai spikati edhe për zërin e tij të bukur tenor, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e humorit shqiptar.

Një nga interpretimet e tij më të njohura mbetet parodia "Do martojmë Malon" (1982), që e ktheu në një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare.

Për kontributin e çmuar në art dhe kulturë, ai u nderua me titullin "Artist i Merituar" në vitin 1989, ndërsa më 10 prill 2021 u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe humorin shqiptar./ CNA





Lajmet e fundit nga