Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...

Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë postimeve të deputetëve të të dy kampeve politike.
Është një lexim më interesant se vetë postimet e tyre.
Komentet e qytetarëve kanë ndryshuar rrënjësisht. Nuk janë më komentet me elozhe e ditirambe. Ajo që bie menjëherë në sy është se njerëzit nuk ua tolerojnë më as hipokrizinë, as moralizimin. Sa herë që dalin si predikues të etikës, si puritanë, si njerëz të qytetëruar e mendjehapur, komentuesit u përvishen mbarë e prapë, duke ua kujtuar fjalët, veprimet dhe standardin e dyfishtë. Tashmë në komente nuk gjen më frikë, lajka apo nënshtrim. Gjen zemërim, ironi, përbuzje dhe një dëshirë të hapur për t'ua rrëzuar maskën, madje edhe për t'i fyer sa herë që shfaqen si moralistë, puritanë apo predikues të qytetarisë.
Fillimisht e kam konstatuar këtë gjë në komentet poshtë postimeve të deputetëve të opozitës.
Tashmë është edhe në komentet e postimeve të deputetëve e zyrtarëve më të lartë të mazhorancës.
Në të vërtetë, kjo është fatura e arrogancës së tyre. Për vite me radhë e shndërruan Kuvendin në një spektakël sharjesh, etiketimesh dhe vulgariteti. Në vend të argumentit, zgjodhën fyerjen. Në vend të debatit konstruktiv, linçimin. Në vend të etikës, propagandën. Madje cilindo që nuk mendonte e fliste si ata e quajtën sorrë, korb, buf, llum...
Pastaj u habitën pse qytetarët nuk u besojnë më dhe u kthehen aq vendçe sa detyrohen të bllokojnë edhe komentet.
Politikanët ankohen se gjuha publike është degraduar. Por kush e degradoi i pari? Kush e normalizoi vulgaritetin, etiketimin, përçmimin dhe urrejtjen si instrument politik? Ata vetë. Shoqëria, herët a vonë, reflekton gjuhën e elitës së saj. Kur elita bie, bie edhe niveli i debatit publik.
Në fakt, deputetët që ndihen të fyer po përjetojnë vetëm pasqyrën e kulturës politike që kanë ndërtuar vetë. Kanë mbjellë përbuzje dhe po korrin mosrespekt.
Por autoriteti nuk mbahet me frikë dhe as me imponim; ai ekziston vetëm për aq kohë sa njerëzit e njohin si të ligjshëm. Kur autoriteti humbet dinjitetin, ai mbetet vetëm pushtet i zhveshur nga respekti. Pikërisht këtë po shohim sot në rrjetet sociale e protesta. Deputetët mund të kenë ende mandat, por po humbasin atë që është shumë më e rëndësishme: autoritetin moral.
Normalisht kjo është pasojë e pashmangshme e degradimit të gjuhës publike. Pasi kur politika korrupton gjuhën, gjuha korrupton politikën. Dhe kur fjalori i përfaqësuesve të popullit mbushet me banalitet, shpifje e arrogancë, ata nuk kanë më të drejtë të ankohen për gjuhën që u kthehet nga qytetarët.
Sepse nuk e kanë kuptuar asnjëherë vërtet termin "qarkullimin i elitave". Nuk e kanë kuptuar se asnjë elitë nuk është e përjetshme. Dhe se kur ajo humbet aftësinë për të udhëhequr, kur bie në vetëkënaqësi, arrogancë dhe degradim moral, fillon procesi i zëvendësimit të saj. Shoqëria nuk e rrëzon menjëherë elitën, por fillimisht i heq asaj legjitimitetin, respektin dhe autoritetin moral. Pikërisht këtë fazë duket se po jetojmë.
Komentet plot zemërim dhe ironi nuk janë thjesht shpërthime emocionesh; ato janë shenja të një krize të thellë të përfaqësimit politik.
Komentet nuk janë më thjesht komente. Tregojnë edhe diçka tjetër, frikën që po zhduket. Qytetarët nuk druhen më t'u flasin në sy, qoftë edhe përmes një komenti në rrjetet sociale. Komentet e qytetarëve, qoftë edhe ato fyese, janë një referendum i përditshëm mbi nivelin e përfaqësimit politik. Dhe rezultati është dërrmues. Qytetarët nuk gjykojnë vetëm individë; por refuzojnë një klasë të tërë politike që ka humbur lidhjen me shoqërinë.
Dhe, për ta thënë pa dorashka, mirë ua bëjnë. Për vite të tëra folën me përçmim ndaj qytetarëve, kolegëve deputetë, intelektualëve kritizerë duke menduar se mandati i bënte të paprekshëm. Sot qytetarët po ua kthejnë me të njëjtën monedhë. Jo sepse urrejnë politikën, por sepse janë lodhur nga gjasmedeputetë, gjasmemoralistë dhe gjasmepërfaqësues që kërkojnë respekt pa e merituar atë.
Ndoshta kjo është shenja e parë se shoqëria ka filluar t'u kërkojë llogari atyre që për shumë kohë e kanë konsideruar veten mbi të.
Dhe elitat politike bëjnë mirë që ta dëgjojnë shoqërinë. Edhe kur qytetarët i fyejnë!
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Një nga gabimet më të mëdha të medias është trajtimi i inv...
Modeli klasik i gazetarit që pyet, regjistron dhe shkruan ...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. ...
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Manipulimi mediatik nuk vjen gjithmonë me fytyrë të shëmtu...
Një titull i fryrë, një video e prerë në sekondën e duhur,...
Revista franceze, televizione gjermane, reportazhe italian...
Për një media që pretendon të kuptojë pulsin e publikut, k...
Një pjesë e zemërimit publik nuk lidhet vetëm me përmbajtj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...