Për herë të parë/ SHBA përdor dronë detarë kamikazë në operacionet kundër Iranit
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi...

Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet për vdekjen e ish-ministres konservatore britanike, Ann Widdecombe, pasi janë shfaqur informacione dhe prova të reja.
Një 28-vjeçar nga Rotherham, i cili ishte arrestuar fillimisht për vrasje, është riarrestuar tani nën dyshimin për kryerjen, përgatitjen ose nxitjen e akteve terroriste. Widdecombe, 78 vjeçe, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Haytor, Devon, të enjten e kaluar, pasi kishte pësuar lëndime të rënda.
Shefi i Policisë Kombëtare Kundër Terrorizmit, Laurence Taylor, deklaroi se po ndiqen linja të shumta hetimore për të përcaktuar motivin e këtij sulmi, ndërsa theksoi se arrestimi i ri vjen pas zhvillimeve "dinamike dhe komplekse" të hetimit.
Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, në një deklaratë për Dhomën e Komunëve, konfirmoi se i dyshuari nuk ka qenë më parë në listën e vëzhgimit të programit qeveritar kundër ekstremizmit "Prevent".
Ajo vlerësoi Widdecombe-n si një figurë "të guximshme dhe të drejtpërdrejtë", ndërsa shtoi se vdekja e saj ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e figurave publike, duke njoftuar se po rishikohen protokollet e mbrojtjes për deputetët.
Deri më tani, hetimet kanë zbuluar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë të dyshuarin teksa largohej nga Rotherham-i me automjet drejt Devon-it, orë përpara se të mendohet se ka ndodhur sulmi.
Pavarësisht natyrës së re të hetimit nga antiterrori, autoritetet vijojnë të mbeten të hapura për të gjitha pistat, ndërsa prania e policisë në zonën ku ndodhi ngjarja do të mbetet e shtuar në javët në vijim.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe, ku liderë politikë të të gjitha krahëve kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të njohura dhe më të debatueshme të politikës britanike ndër dekada. /CNA
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi...
Prokurorët e kryeqytetit turk kanë urdhëruar arrestimin e ...
Një person ka humbur jetën në Biddeford të shtetit amerika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukrai...
Furnizuesi kryesor i energjisë në Francë, EDF, mbylli përk...
Një panel ekspertësh që këshillon Bashkimin Europian për m...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të hënë ...
Një shtetas amerikan i infektuar me virusin Ebola është dë...
Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është vënë në...
Këshilli i Bashkimit Europian emëroi diplomatin gjerman, D...
Shërbimi kundër terrorizmit i Mbretërisë së Bashkuar po me...
Të paktën 51 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmby...
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që ...
Valët ekstreme të të nxehtit që goditën Europën në fun...
Sipas qeverisë gjermane, gjatë vitit 2025 janë regjistruar...
Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin Fontainebleau, rreth ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Një zjarr i madh ka përfshirë një bar në Bangkok të Tajlan...
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe barra në rritje e sëm...
Ndërsa Perëndimi mendonte se dëbimet masive të diplomatëve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...