Mbi 10 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit në Europë
Valët ekstreme të të nxehtit që goditën Europën në fun...

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes. Kjo masë synon të rrisë sigurinë në trafik, por ka ngjallur edhe kritika.
Më shumë se 9.500 aksidente janë regjistruar në Gjermani gjatë vitit 2025 për shkak se drejtuesit e automjeteve ishin të shpërqendruar gjatë drejtimit. Këtë e njoftoi Këshilli Gjerman për Sigurinë Rrugore, duke iu referuar të dhënave të reja të Entit Federal të Statistikave. Një nga masat, me të cilat Bashkimi Europian synon të ulë rreziqet e aksidenteve nga shoferët e pavëmendshëm, hyri në fuqi të martën (07.06.). Tashmë, të gjitha automjetet e reja në BE duhet të jenë të pajisura me një kamerë që zbulon nëse shoferi është i shpërqendruar dhe, në raste të tilla, e paralajmëron atë.
Sistemi quhet „Advanced Driver Distraction Warning" (ADDW) (Paralajmërim i Avancuar për Shpërqendrimin e Shoferit) dhe është pjesë e një pakete më të gjerë sistemesh sigurie që janë futur njëkohësisht për trafikun rrugor.
Përdoruesit e internetit të shqetësuar për mbikëqyrjen
Kjo risi ka shkaktuar edhe pasiguri dhe debate në rrjetet sociale. Aty po shtohen shqetësimet se kamerat e reja në automjete mund të cenojnë privatësinë e shoferëve. Nëse kritikët paralajmërojnë për rrezikun e mbikëqyrjes së vazhdueshme, mbështetësit e masës theksojnë se qëllimi kryesor është rritja e sigurisë në trafik. "Big Brother udhëton me ju”, shkruan portali Kettner Edelmetalle në titullin e një artikulli, ku spekulohet se kjo teknologji mund të jetë vetëm hapi i parë drejt krijimit të një infrastrukture shumë më të gjerë mbikëqyrjeje.
A janë të justifikuara këto shqetësime? Çfarë parashikojnë rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave? Dhe çfarë filmohet në të vërtetë brenda automjetit?
Si funksionon teknologjia e kamerës?
Kamerat që përdoren për të monitoruar lëvizjet dhe sjelljen e shoferit zakonisht janë të fiksuara dhe instalohen në automjet që në fabrikë. Në shumicën e rasteve ato ndodhen pas pasqyrës së brendshme ose janë të integruara në panelin e butonave tek automjeti. Ekzistojnë gjithashtu pajisje shtesë që mund të blihen veçmas dhe të montohen në pjesë të ndryshme të kabinës së automjetit.
Vërtet që monitorimi është i vazhdueshëm: Kamera monitoron drejtimin e shikimit, lëvizjet e kokës, pozicionin e syve dhe sjellje të tjera që mund të tregojnë se shoferi është i shpërqendruar ose shikon te celulari. Nëse sistemi konstaton mungesë vëmendjeje për një periudhë të caktuar, ai lëshon një paralajmërim për ta rikthyer vëmendjen e shoferit te rruga.
Rregullorja e BE-së 2023/4523 përcakton me saktësi, se në cilat drejtime shoferi mund ta orientojë vëmendjen e tij pa u konsideruar i shpërqendruar. Ajo përfshin gjithashtu zona që konsiderohen të padëmshme, si shikimi drejt dritares së pasagjerit ose drejt treguesve dhe ekraneve të panelit të instrumenteve. Qëllimi i sistemit nuk është të regjistrojë çdo lëvizje të shoferit, por të identifikojë momentet kur vëmendja largohet nga rruga për një kohë që mund të rrezikojë sigurinë në trafik.
Sistemi i paralajmërimit aktivizohet në varësi të shpejtësisë së automjetit:
Në shpejtësi nga 20 deri në 50 km/h: paralajmërimi aktivizohet nëse shoferi e largon shikimin nga rruga për gjashtë sekonda ose më shumë. Në shpejtësi mbi 50 km/h: sistemi reagon më shpejt dhe aktivizohet nëse shikimi largohet nga rruga për tre sekonda e gjysmë ose më shumë. Kjo do të thotë se sa më e lartë të jetë shpejtësia, aq më shpejt sistemi e konsideron shpërqendrimin si rrezik dhe e paralajmëron shoferin për t'ia rikthyer vëmendjen trafikut.
Jo arkiv videosh pa fund
Ndryshe nga sa druajnë shumë zëra në internet, sistemi i kamerave nuk krijon një arkiv shumëorësh me video të të gjitha udhëtimeve me makinë. Prodhuesve u ndalohet të regjistrojnë më shumë të dhëna sesa ato që janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit ADDW (Advanced Driver Distraction Warning). Kjo do të thotë, për shembull, se krahas videos nuk regjistrohet automatikisht asnjë audio.
Po ashtu, të dhënat video nuk ruhen përgjithmonë në memorien e automjetit. Ato mbishkruhen vazhdimisht, në mënyrë që të mos krijohet një bazë të dhënash afatgjatë për lëvizjet ose sjelljen e shoferit. Me fjalë të tjera, sistemi është projektuar kryesisht për të analizuar në kohë reale nivelin e vëmendjes së shoferit dhe për ta paralajmëruar atë në rast shpërqendrimi, jo për të regjistruar apo ruajtur të gjitha udhëtimet e tij.
Kush ka qasje te të dhënat?
Një nga pyetjet më të rëndësishme për pranimin e këtyre sistemeve është se çfarë ndodh me të dhënat që regjistrohen. Sipas rregullave aktuale, të dhënat përpunohen vetëm lokalisht brenda automjetit dhe nuk transmetohen në internet – pra as te prodhuesi i makinës dhe as te ndonjë autoritet shtetëror.
Kjo do të thotë se nuk parashikohet dërgimi automatik i videove ose i të dhënave të sjelljes së shoferit në serverë të jashtëm. Sistemi analizon informacionin në kohë reale për të përcaktuar nëse shoferi është i shpërqendruar dhe, nëse është e nevojshme, lëshon një paralajmërim.
Për këtë arsye, një mbikëqyrje e vazhdueshme shtetërore nuk është e mundur me konfigurimin aktual të sistemit, përveç nëse në të ardhmen do të bëheshin ndryshime të tjera teknike në funksionet e automjetit që do të mundësonin transmetimin e këtyre të dhënave. Aktualisht, rregullorja e BE-së nuk e parashikon një gjë të tillë.
Rregullore e rreptë për mbrojtjen e të dhënave
Rregullorja e Bashkimit Europian parashikon kritere shumë të rrepta për mbrojtjen e privatësisë. Të dhënat biometrike dhe të dhënat personale nuk lejohen të mblidhen nga kamera ADDW.
Kjo do të thotë se sistemi nuk duhet të jetë në gjendje të identifikojë personin konkret që ndodhet pas timonit. Qëllimi i tij është vetëm të analizojë nëse shoferi po i kushton vëmendje rrugës, dhe jo të përcaktojë identitetin e tij. Për më tepër, çdo përpunim i të dhënave duhet të kryhet në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Fakti që kjo rregullore do të hynte në fuqi nuk është i ri. Rregullorja e BE-së 2019/2144, mbi të cilën bazohet kjo masë, ka hyrë në fuqi që në fillim të janarit 2020. Që nga korriku i vitit 2024, të gjitha modelet e reja të automjeteve duhej të pajiseshin me këto sisteme të reja sigurie. Tashmë, detyrimi është zgjeruar dhe vlen për të gjitha automjetet e reja që dalin në treg në BE.
Përjashtim bëjnë vetëm automjetet e rënda komerciale dhe kamionët, për të cilët kjo kërkesë do të zbatohet duke filluar nga viti 2029. Ndërkohë, automjetet ekzistuese nuk kanë nevojë të pajisen më pas me këtë teknologji. Pronarët e tyre mund të vazhdojnë t'i përdorin normalisht në të gjithë Evropën edhe pa kamerën për monitorimin e vëmendjes së shoferit. Pra, rregulli i ri prek vetëm automjetet e reja, jo ato që tashmë janë në qarkullim./ DW
Valët ekstreme të të nxehtit që goditën Europën në fun...
Sipas qeverisë gjermane, gjatë vitit 2025 janë regjistruar...
Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin Fontainebleau, rreth ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Një zjarr i madh ka përfshirë një bar në Bangkok të Tajlan...
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe barra në rritje e sëm...
Ndërsa Perëndimi mendonte se dëbimet masive të diplomatëve...
Gjermania po financon 50,000 dronë sulmues për Ukrainën. ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi sot se Ngushti...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se ka...
Akuzat e Apple: përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rek...
Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroport...
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...
Shumë njerëz besojnë se mushkonjat preferojnë ata me "gjak...
Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plago...
Tajfuni Bavi ka goditur Kinën, duke u bërë tajfuni i dytë ...
SHBA ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objek...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në bulevardin ...
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Pyllit të...
Një kontroll i zhvilluar në pikën doganore të Portit të Du...
Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili hu...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të hënë ...
Një shtetas amerikan i infektuar me virusin Ebola është dë...
Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është vënë nën ...
Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi diplomatin gjerman, D...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...