web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër/ Zbulohet emri i djalit

10 Korrik 2026, 14:27, Lifestyle CNA

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër/ Zbulohet emri i djalit

Një kapitull i ri ka nisur për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin. Çifti janë bërë prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Aleksandër.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë dhe pak kohë më pas zyrtarizuan marrëdhënien me një ceremoni private martesore.

Për Princ Lekën, ardhja në jetë e Aleksandrit shënon lindjen e fëmijës së dytë. Ai është tashmë baba i Geraldinës, vajzës nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian.

Pas një periudhe të vështirë dhe një ndarjeje që u shoqërua me shumë vëmendje mediatike, Princ Leka vijon një etapë të re familjare krah Blerta Celibashit, tashmë me një anëtar të ri në familje./ CNA





Lajmet e fundit nga