web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuri zjarr te prona e vet, dogji edhe të fqinjit/ Në pranga 57-vjeçari

10 Korrik 2026, 15:22, Kronika CNA

Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumth të Lushnjës, pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në pronën e tij, por nga përhapja e flakëve në tokën e fqinjit u shkaktuan dëme materiale.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, pësoi djegie i zoti i pronës, fqinji i autorit. I. K.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë.

Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr"./CNA





Lajmet e fundit nga