web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja në Lezhë/ Policia jep detaje

9 Korrik 2026, 18:17, Kronika CNA

Plagosja në Lezhë/ Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Në një njoftim paraprak, policia bën me dije se është paraqitur në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore një 30-vjeçar, i dyshuar se është plagosur me thikë.

Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, policia njofton se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.





Lajmet e fundit nga