Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe/ Rama zhvillon takim me presidentin Erdogan
Pas samitit të NATO-së në Ankara, kryeministri Edi Rama ka...
Pas samitit të NATO-së në Ankara, kryeministri Edi Rama ka...

Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është rritur ndjeshëm krahasuar me planifikimin fillestar, me pjesën dërrmuese të fondeve shtesë të orientuara drejt programit, “Forcat e Luftimit”.
Sipas të dhënave zyrtare fondet totale të Ministrisë së Mbrojtjes janë rritur nga rreth 58.95 miliardë lekë në 69.23 miliardë lekë. Shtesa arrin në 10.29 miliardë lekë, ose 17.4% më shumë krahasuar me buxhetin fillestar.
Rritja më e madhe në vlerë absolute është regjistruar në programin “Forcat e Luftimit”. Financimi i këtij programi është rritur nga 31.39 miliardë lekë në rreth 40.4 miliardë lekë, me një një shtesë prej më shumë se 9 miliardë lekësh.
Në terma përqindjeje, buxheti për Forcat e Luftimit është zgjeruar me 28.7%. Rreth 88% e gjithë shtesës së akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes është përqendruar pikërisht në këtë program, duke treguar se forcimi i kapaciteteve luftarake përbën prioritetin kryesor të rishikimit buxhetor.
Pas ndryshimeve, programi “Forcat e Luftimit” përfaqëson rreth 58% të gjithë buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Rritja e fondeve pritet të krijojë më shumë hapësirë për investime në pajisje, armatim, teknologji, infrastrukturë dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.
Edhe programi “Mbështetja e Luftimit” ka përfituar financim shtesë. Buxheti i tij është rritur nga 11.16 miliardë lekë në 12.03 miliardë lekë, ose me rreth 877 milionë lekë. Në terma relativë, rritja është 7.9%.
Rritja më e lartë në përqindje është regjistruar në programin “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi”. Fondet për këtë program janë shtuar me 1.1 miliardë lekë, duke arritur në 2.62 miliardë lekë, ose 72.9% më shumë se planifikimi fillestar.
Në drejtim të kundërt ka lëvizur financimi për arsimin ushtarak. Buxheti i programit “Arsimi Ushtarak” është ulur nga rreth 1.76 miliardë lekë në 1 miliard lekë. Shkurtimi arrin në 754 milionë lekë, ose 42.9%. Shkurtimi për këtë zë vjen në një kohë kur forcat e luftimit janë në emergjencë për specialist. Shumë pajisje dhe makineri që po blihen nuk po mund të përdoren për shkak se punonjësit aktuale nuk kanë njohuritë të mjaftueshme.
Mbështetja për shëndetësinë në ushtri me ndryshimet buxhetore është rritur lehtë, me 50 milionë lekë, duke e çuar fondin total në rreth 2.18 miliardë lekë. Ndërkohë, fondet për mbështetjen sociale të ushtarakëve, në nivelin 5.2 miliardë lekë, dhe ato për emergjencat civile, prej 5.79 miliardë lekësh, kanë mbetur të pandryshuara.
Në këtë kontekst, rishikimi i buxhetit dhe përqendrimi i fondeve te Forcat e Luftimit përbëjnë edhe një sinjal politik ndaj aleatëve se Shqipëria po përpiqet të përshpejtojë përmbushjen e angazhimeve të saj./ Monitor

Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...
Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më s...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dh...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Ma...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një burrë rapor...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda ...
Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e mbylli samitin e NATO...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Sh...
Në rishikimet e buxhetit të vitit 2026, Buxheti i Ministri...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...