"Një jetë në skenë dhe një njeri i rrallë"/ Korça i jep lamtumirën aktorit Koço Qendro
Korça i dha këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të sh...
Korça i dha këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të sh...

Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri gjyqe më të shpejta më të drejta, më pak korrupsion në sistemin e drejtësisë, luftë të madhe ndaj krimit dhe korrupsionit, pse jo një zgjidhje më të shpejtë dhe për problematikat e qytetarëve.
Për hallet dhe padrejtësitë e ditës, çështjet administrative. Gjithçka që iu ndodh në një zyrë të shtetit, një problematikë në një ministri, në një institucion, një vendim që merr shteti, të cilat duhen çuar në Gjykatën Administrative.
Në fakt nuk ndodh kështu. Nuk është se qytetarët kanë fituar kohë me vendimet e reja të gjykatave nga Reforma në Drejtësi, sidomos në aspektin administrativ. Gjykata Administrative është më burokratike, më e paaftë dhe më e padrejtë.
CNA e ka mbështetur fort Reformën në Drejtësi, në mënyrë të veçantë Strukturën e Posaçme (SPAK) si institucion. Për të qenë të qartë jo të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë njësoj, jo të gjithë kanë standardin e Altin Dumanit, që duhet të jetë niveli që kërkohet nga prokurorët e këtij institucioni.
Në SPAK ka prokurorë që betohen për “kokën e Xhafajt” dhe flenë mbi dosje, por kjo i përket një tjetër shkrimi.
Në Gjykatën Administrative situata është ku thërret qameti. Jo se në këtë instituticion nuk ka gjyqtarë të cilët punojnë me drejtësi me shpejtësi e nuk janë të korruptuar, pasi korrupsioni nuk është zhdukur jo vetëm aty por dhe në gjykata të tjera.
Por ka dhe gjyqtarë të paaftë. Ne e kemi mbështetur Reformën në Drejtësi, por CNA do të denoncojë rast pas rasti çdo gjykatës për paaftësinë, shtyrjen pa fund të seancave, vonesat në zbardhje apo zvarritja e çështjeve të thjeshta që padiskutim sjellin kosoto ose bëhen për qellime korruptive.
Ne po sjellim një rast konkret për të treguar se faktet janë ulëritëse në Gjykatën Administrative.

Një qytetar ndalohet me mjetin e tij për një shkelje të Kodit Rrugor dhe për këtë arsye i janë vendosur dy masa administrative gjobë dhe i është hequr një vit patenta. Megjithëse familjar, me makinën që i duhet për arsye pune OASH (Komisioni i Policisë Rrugore) vendosi që pas konstatimit të policit në terren, qytetarit B.P., t’i hiqet patenta për një vit.
Këto vendime administrative, janë dhënë në korrik të vitit 2025. Menjëherë pas zbardhes së tyre nëpërmjet avokatit të tij, qytetari vendos ta ankimojë çështjen, të kërkojë shfuqizimin e vendimit të OASH por kjo ka shkuar në Gjykatën Administrative të faktit Tiranë, në datën 4 korrik të vitit 2025.
Çështja është mbajtur për rreth tre muaj nga gjyqtari Ligoraq Toshi, i cili më pas ka shkuar me detyrë në KLGJ dhe ka dorëzuar çështjen.
Pasi janë shpërndarë dosjet e tij, çështjen e ka marrë gjykatësja Dorentina Mulaj, rreth nëntorit të vitit të kaluar. Jemi në 5 korrik të vitit 2026, dhe qytetarit B.P i ka mbaruar masa administrative ajo e heqjes së lejes së drejtimit. Pra nga nesër, të hënën, në 6 korrik, mund të shkojë te komisariati përkatës i Policisë Rrugore për të marrë lejen e drejtimit dhe të vazhdojë të drejtojë mjetin.
Ndërkohë që në Gjykatën Administrative të Apelit, gjyqtarja Dorentina Mulaj, e mban dosjen në sirtar dhe padia e bërë nga qytetari, pasi ka kaluar një vit ka rënë, sepse ka kaluar afati i kohës së masës. Çështja ka rënë.
Qytetarët kur shkojnë në Gjykatën Administrative kërkojnë të drejtën e tyre dhe në rast se i është hequr patenta për një vit kërkon zbutjen ose heqjen fare të asaj mase.
Gjykata e merr e fut në sirtar e mban aty, ndërkohë që gjykata ndodhet në Tiranë qytetarët nga Korça, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Kukësi, Dibra apo anë e kënd Shqipërisë, shkojnë 20 herë, thirren, anullohen seanca, shtyhen, qytetari dhe pret vendimin. Koha kalon kostot shkojnë miliona lekë. Po a e mendon këtë gjykatësi/ja adminisatrative.
Afatet e dënimit administrative kalojnë pa u zhvilluar ende gjyqi. Qytetari përveçse do të paguajë gjobën, do vuajë pezullimin një vit të patentës, duhet të shpenzojë miliona lekë me shpresën se do të gjejë drejtësi. Do të paguajë miliona lekë për të shkuar në Tiranë, për të gjetur avokat, për tu paraqitur. Vajtje-ardhje dhe sorollatje, shumë herë humbje kohe, miliona lekë dëm.
Pse? Sepse gjyqtarët administrativë, raste të tilla që mund t’i kenë thjesht një punë rutinën 10 minuta në ditë i marrin dhe i lënë mënjanë.
Pse? A nuk janë kosto për qytetarët këto? A mund të ketë një qytetar që është dënuar për një çështje administrative në mënyrë të paligjshme? Pse nuk duhet të kërkojnë drejtësinë? Pse zvariten?
Sepse gjyqtarët tanë administrative nuk mund të harxhojnë kohën me çështje “banale” patentash, se nuk e kuptojnë që qytetarët më ato patenta sigurojnë bukën e gojës, sigurojnë të shkuarjen e përditshme në punë. Sot pa makinë jeta është shumë herë më e vështirë.
Gjyqtarët administrative nuk i kapin me dorë këto raste, i lënë t’ju kalojnë të gjitha afatet.

Çfarë fitoi qytetari të cilit ju hoq në mënyrë të padrejtë patenta nga një polic dhe një OASH? Jo vetëm pagoi gjobën, jo vetëm kaloi afati për një vit por detyrohet të shkojë dhe 20 herë në Tiranë.
Dorentina Mulaj vazhdon të jetë në Gjykatë Administrative duke bërë sehir. Si kjo çështje ka dhe të tjera. Nuk është i vetmi rast. Janë me qindra e mijëra ato të qytetarëve që kanë çështje të vogla administrative.
Që nga ujësjellësat, OSHEE-ja, me policinë, bashkitë dhe Gjykata Administrative vetëm fle. Me shpejtësi marrin çështje të mëdha, aty ku ka shumë para. Po për hallet e vogla të qytetarëve nuk ka shpejtësi as drejtësi. Drejtësia e vonuar nuk është kurrë drejtësi.
Një çështje që mund të trajtohet shumë shpejt duke shfletuar 5 dokumenta për 10 minuta nuk trajtohet nga Gjykata Administrative e Tiranës e cila në këtë rast është në flagrancë jo vetëm me zonjën Mulaj por me dhjetëra e qindra raste të tjera, që ne do t’i sjellim ditë pas dite.
Jo vetëm për të thënë se Reforma në Drejtësi nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për qytetarët, por ka shtuar hallet dhe kostot e tyre për të shkuar më shpesh në Tiranë për të paguar më shumë lekë avokatët dhe në fund për të marrë si përgjigje një asgjë.
Kjo sepse gjyqtarja as guxon të hapë dosjen për të kthyer përgjigje. Por cakton dhe shtyn seanca dhe ndërkohë në rastin konkret përfundon masa administrative dhe Gjykata del jashtë loje, duke shtuar kostot dhe mos mbajtur asnjë përgjegjësi për padrejtësinë e bërë ndaj qytetarit. /CNA
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga zja...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...